Analiza METT u zhvillua dhe për Parkun Natyror “Korab-Koritnik”, me prani të stafit të AdZM Kukës dhe AdZM Dibër, në të cilin u pasqyruan të gjitha aspektet efektive të menaxhimit të parkut, si dhe u bë një përmbledhje me ndryshimet e ndodhura nga Analiza METT e vitit të kaluar. Me anë të mbështetjes së Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, ky sistem vetëvlerësimi ka ardhur në ndihmë të stafit të zonave të mbrojtura.