Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura u bë pjesë e Panairit të Punës dhe Karrierës, organizuar nga Fakulteti i Biznesit, pjesë e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
“Ndërkombëtarizimi i tregut të punës dhe kualifikimi cilësor i brezave të rinj” ishte tema e forumit të ngritur në këtë panair, ku pjesë e panelit ishte edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Znj. Daniel Pirushi. Gjatë fjalës së saj, Znj. Pirushi i dha vëmendje të veçantë rrjetit të zonave të mbrojtura, si një aset i rëndësishëm për të qënë pjesë e programeve studimore të Departamentet të Turizmit. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunime ishte një tjetër hap i rëndësishëm i këtij eventi, falë të cilit na presim bashkëpunime më tej.
Falënderojmë të gjithë studentet dhe akademikët që u bënë pjesë e stendës sonë, duke ndarë së bashku informacione mbi një ndër potencialet më të rëndësishëm të turizmit, zonat e mbrojtura të Shqipërisë.