Aktivitete në natyrë gjatë kremtimit të 9-vjetorit të AKZM

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 9-vjetorit të krijimit të AKZM-së, AdZM Elbasan së bashku me AST realizoi shtegun “Liqeni i Draganit-Faqet e Lëmueme”. Turistë nga qytete të ndryshme iu bashkuan ftesës sonë dhe së bashku shijuam natyrën e mrekullueshme të Parkut Kombëtar “Shebenik”.

Në vazhdim u zhvilluan një sërë aktivitetesh me dashamirësitë e natyrës me në fokus vizitën në shtigjet e zonave ligatinore të vendit si në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Peizazhi i Mbrojtur “Lumi Buna-Velipojë” dhe Rezervati Natyror i Menaxhuar “Kune-Vain-Tale-Patok-Fushëkuqe-Ishëm”. Ndër të tjera stafi i AdZM Berat demonstroi për kuriozët e kafshëve të egra vendosjen e disa kamerave kurth e metodologjitë përkatëse për mbledhjen e përpunimit të të dhënave.

 

Previous Rigjenerim dhe pyllëzim të Zonave të Mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM