MBAHET KOMITETI I MENAXHIMIT I ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE TË QARKUT DIBËR

U zhvillua takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të AKZM-së dhe anëtarëve të Komitetit të Menaxhimit. Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e punës së realizuar deri më tani në zonat e mbrojtura, si dhe u vlerësua bashkëpunimi ndërinstitucional, i cili do të vijojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, u diskutuan problematikat dhe sfidat me të cilat përballen zonat e mbrojtura, si dhe masat e nevojshme për adresimin e tyre, me synim forcimin e menaxhimit dhe ruajtjen e vlerave natyrore të këtyre zonave. Ruajtja e biodiversitetit dhe menaxhimi i qëndrueshëm mbeten prioritete të përbashkëta për të gjitha institucionet e përfshira.

Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM