Zhvillohet workshop mbi procesin e ngritjes së rrjetit Natura 2000 në Shqipëri

Është zhvilluar workshop-i mbi procesin e shpalljes së zonave Natura 2000 në Shqipëri, në kuadër të projektit EU4Nature, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), dhe zbatuar nga UNDP Albania dhe AICS Tirana.
Në aktivitet mori pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së, znj. Juxhina Spahiu, e cila theksoi rëndësinë e procesit të krijimit të rrjetit Natura 2000 në Shqipëri, si një instrument kyç për ruajtjen afatgjatë të biodiversitetit dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Gjatë workshop-it u diskutuan aspektet ligjore dhe teknike të krijimit të rrjetit Natura 2000, përfshirë kriteret e përzgjedhjes së zonave dhe plotësimin e Formularëve Standardë të të Dhënave (SDF). Në këtë kuadër, AKZM prezantoi procesin, progresin dhe arritjet e deritanishme në ngritjen e rrjetit Natura 2000 në Shqipëri, si pjesë e angazhimeve të vendit në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe përafrimit me acquis të Bashkimit Evropian.
Previous Thirrje për aplikim: Specialist Projekti si Staf Teknik pranë AKZM mbështetur nga PONT

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM