Është zhvilluar për vitin 2026 “Censusi i Pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus) për Evropën Juglindore”. Në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme, specialistë nga disa prej AdZM-ve, në bashkëpunim me ekspertë ornitologë, përfaqësues nga organizatat mjedisore, si edhe dashamirës të natyrës, përfunduan me sukses procesin e vrojtimit dhe numërimit të pelikanit kaçurrel, një prej specieve më të rëndësishme të vendit tonë.
Ky proces i rëndësishëm ndihmon gjithashtu në hartimin e strategjive dhe politikave kombëtare për ruajtjen dhe menaxhimin e habitateve të pelikanit kaçurrel.