Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë është një program monitorimi që zhvillohet çdo vit njëkohësisht në 143 vende të botës, për të mbledhur informacion mbi numrin e shpendëve ujorë.
Për vitin 2026, Censusi u realizuar në datat 17-18 Janar, me pjesëmarrjen e 12-të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve ornitologë, institucioneve akademike, si dhe vullnetarë të shumë, të cilët së bashku bëjnë të mundur realizimin e procesit të punës në terren, nëpërmjet vëzhgimit dhe numërimit të specieve në 34 zonat e paracaktuara. Identifikimi dhe teknikat e monitorimit të shpendëve, si dhe organizimi për ndjekjen e procedurave, janë hallkat kryesore që çojnë në mbledhjen shkencore të të dhënave për shpendët e ujit, mbi bazën e të cilave vlerësohen popullatat e tyre.