UNDP, në partneritet me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, zhvilloi në Tiranë takimin kushtuar ndërtimit të kapaciteteve përmes mësimit digjital, në kuadër të projektit EU4Nature. Platforma e-learning, tashmë e integruar në sistemin e ASPA-s, po shndërrohet në një mjet konkret për trajnimin e stafit të zonave të mbrojtura, i përditësuar me module të reja dhe përmbajtje praktike në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.
Përfaqësues nga AKZM, Administratat e Zonave të Mbrojtura dhe Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa janë mbledhur për të diskutuar se si digjitalizimi po kalon nga ide në zbatim real. Synohet që stafet të trajnohen në mënyrë sistematike, me kosto të ulët dhe të pavarur në kohë.