Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Banka Gjermane për zhvillim KfW shënojnë përfundimin e Projektit të Përbashkët “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë, Faza II- Shqipëri”.
U zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit të përbashkët “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespa, faza II-Shqipëri”. Eventi mbledh së bashku palë të interesuara, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë që punojnë në sektorin mjedisor dhe në ekorajonin e gjerë Ohër-Prespë. Eventi nxjerr në pah kontributet me ndikim të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar në sektorin mjedisor përmes Projektit të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa – Faza II, Shqipëri.
Rajoni Ndërkufitar i Prespës është një pikë e rëndësishme e biodiversitetit e njohur globalisht si e tillë. Në përgjigje të kërcënimeve ndaj ekosistemeve ujore dhe tokësore të rajonit të Prespës, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim është zotuar të mbështesë vazhdimisht qeverinë shqiptare në ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore me projektin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa, faza II. Në vitin 2018, u nënshkrua një marrëveshje granti me Shqipërinë, për të mbështetur Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila është subjekti përgjegjës për menaxhimin e parqeve kombëtare, përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës.
Faza II e Projektit të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa u ndërtua mbi sukseset e fazës së parë dhe është përqendruar në uljen e presionit mbi burimet natyrore, duke kontribuar njëkohësisht në uljen e varfërisë në pjesën Shqiptare të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër-Prespë.
Përmes iniciativave të ndryshme, projekti ka ruajtur biodiversitetin, ka rritur qëndrueshmërinë e ekosistemit dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës për popullatat lokale në Parkun Kombëtar të Prespës dhe pjesën shqiptare të Rezervës së Biosferës. Arritjet kryesore përfshijnë forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura, praktikat e qëndrueshme të udhëhequra nga komuniteti dhe një sërë masash që kanë mbështetur hotspotet e biodiversitetit dhe kanë zvogëluar kërcënimet mjedisore.