Është mbajtur në Tiranë Workshop-i Kombëtar për monitorimin dhe raportimin e performancës së Zonave të Mbrojtura, në kuadër të projektit #EU4Nature.
Përfaqësues nga AKZM, UNDP, IUCN ECARO, konsulentë dhe ekipi i projektit, prezantuan punën dhe sfidat drejt standardizimit kombëtar të monitorimit të performancës dhe përdorimit të METT-4 si mjet kyç për vlerësimin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Gjatë workshop-it u theksuan disa elementë kryesorë si:
-Standardizimi i monitorimit në të gjitha zonat e mbrojtura;
-METT-4 si instrument kombëtar për vlerësim;
-Rëndësia e monitorimit të specieve dhe habitateve kyçe;
-Hapa konkretë drejt kërkesave të raportimit për Natura 2000.
#EU4Nature financohet nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Suedeze, dhe zbatohet nga UNDP dhe AICS. Projekti mbështet Shqipërinë në forcimin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, mbi baza shkencore dhe standarde të BE-së.