Është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Elbasan, nën drejtimin e Nënprefektit të rrethit Librazhd z. Josif Laska dhe me prezencën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi.
Përgjatë takimit u zhvillua analiza vjetore e punës së realizuar nga AdZM Elbasan, si dhe u diskutua mbi qëllimet e përbashkëta për t’u vendosur në fokus të vitit pasardhës.