Vjosa shpallet Rezervë e Biosferës, UNESCO!
Sot, më 27 shtator 2025, gjatë Sesionit të 37-të të Këshillit Ndërkombëtar Koordinues të Programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB-ICC), mbajtur në Hangzhou, Kinë, UNESCO i dha Vjosës çertifikatën e shumëpritur si Rezervë e Biosferës. Duke u bërë kështu pjesë e rrjetit global me mbi 700 Rezerva të Biosferës në botë, që ndajnë përvoja dhe zgjidhje për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e gjelbër.
Sot, Vjosa nuk është thjesht një lumë, por një simbol global i bashkëjetesës së njeriut me natyrën. Ky është një moment historik për Shqipërinë, për komunitetet përgjatë lumit dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje. Një rezultat i një procesi të gjatë, të investuar me profesionalizëm dhe zemër nga stafi i Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe specialistëve tanë në Qarqet Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.