Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Lezhë u mbajt ditën e sotme nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë z.Taulant Malshi dhe në prezencë të Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, instuticioneve lokale, shoqërisë civile, ekspertëve, bashkëpunëtorëve etj.
Përgjatë takimit u prezantua e gjithë puna e realizuar në menaxhimin dhe monitorimin e zonave të mbrojtura përgjatë vitit 2024, gjithashtu u trajtuan objektivat e synuara për vitin 2025.