Është mbajtur në qytetin e Shkodrës konsultimi publik mbi prezantimin e dokumentit final të procesit të punës për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës”.
Në takimin e drejtuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së, znj. Daniel Pirushi dhe ekspertët të cilët hartuan dokumentin e PIM-së, morën pjesë akademikë në fushën e Turizmit, Ekonomisë, Gjeografisë dhe Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Shkodrës, studentë, organizata mjedisore, institucione lokale etj, të cilët u njohën nga afër me punën e realizuarë deri më tani për një plan menaxhimi sa më cilësor dhe efektiv për zonën.