Vijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të shtegut natyror “Ish Rezervati – Liqeni i Bovillës”.
Liqeni i Bovillës është ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët, pjesë e Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”. Për të ofruar një eksperiencë sa më cilësore dhe çlodhëse, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është duke aplikuar ndërhyrje në zonë, të cilat synojnë:
-Përmirësimin e infrastrukturës;
-Ngritjen e një pike informuese për vizitorët;
-Ngritjen e mjediseve çlodhëse dhe argëtuese.