Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizon konsultimin publik në kuadër të procesit të punës për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës”.
Për t’ju bashkuar iniciativës sonë, ju mirëpresim për të ndarë së bashku informacione, mendime dhe rekomandime, në datë 04 mars 2025, ora 11:00, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër.