Në mjediset e inNature është mbajtur takimi mbi ecurinë e punës së realizuar për hartimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali i Tomorrit”.
Në prezencë të stafit të AKZM-së, ekspertët realizuan një prezantim të detajuar të punës së zhvilluar deri më tani mbi PIM. Plani i menaxhimit ekzistues është hartuar në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka një numër të madh ndryshimesh dhe zhvillimesh të ndodhura, të cilat do të reflektohen në planin e ri.