Vijon procesi i punës dhe i bashkëpunimeve, në kuadër të misionit të ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për të konceptuar dhe aplikuar një paketë sa më të plotë dhe cilësore të menaxhimit të qëndrushëm të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.
Mirëpritëm në një takim mjaft të frytshëm, misionin e vlerësimit nga GIZ Albania, për të diskutuar mbi mundësitë e përfshirjes në projektin më të ri dedikuar Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, të ndërmarrë nga GIZ Albania, Green VJOSA.