Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është bërë pjesë e Stërvitjes funksionale “Përgatitje Dimërore 2024”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në qytetin e Peshkopisë.
Tema e përzgjedhur në këtë stërvistje ishte “Simulimi i një situate emergjence civile rajonale: reshje të mëdha dëbore, ortekë dhe rrëshqitje toke”. Qëllimi i saj ishte testimi dhe vlerësimi i planeve dhe procedurave të institucioneve dhe strukturave vendore dhe qendrore të sistemit të mbrojtjes civile, në qarkun Dibër dhe Kukës.