Në vijim të punës për të shpallur Liqenin e Shkodrës si Rajon Biosfere Ndërkufitare të UNESCO-s, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi në ambientet e “inNature” takimin e dytë konsultativ me Grupin Këshillimor Teknik të Punës (GKTP), për të ndarë përvojat dhe për të hartuar propozime për strukturën e ardhshme të menaxhimit të liqenit si rezervë biosfere.
Pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe pjesëmarrje në lidhje online edhe e ekspertit të UNESCO z. Petr Čupa, të cilin e falënderojmë mbi kontributin e çmuar në procesin e punës së realizuar mbi Liqenin e Shkodrës dhe mbi përfshirjen e Lumit Vjosa në programin “Njeriu dhe Biosfera”.