Kemi nisur takimet mbi Analizën METT për Parkun Kombëtar të Shebenikut. Analiza METT është një iniciative e filluar në vitin 2019, e cila ka për synim vlerësimin e suksesit të efikasitetit të menaxhimit të parkut çdo vit.
Takimi i sotëm u realizua me pjesëmarrjen e stafit të AdZM Elbasan për të vijuar më tej me takimin e dytë me palet partnere, të cilët kontribuojnë në menaxhimin dhe promovimin e Parkut Kombëtar Shebenik.