Ekoturizmi gjithëvjetor në Parkun Kombëtar të Alpeve

Ekoturizmi gjithëvjetor në Parkun Kombëtar të Alpeve ishte tema e tryezës së gjelbër, organizuar në datën 31 korrik në Koplik. Alpet me madhështinë e tyre na rendisin ndër vendet e pakta me maja të thepisura, mbi 2000 metra. Panelistë dhe të ftuar diskutuan për vlerat që mbart parku, mbi të cilat është në proces edhe një studim për asetet natyrore, mjedisor kulturore dhe sociale. Rezultatet e përftuara nga studimi do të përcaktojnë gjendjen reale të tij. Pjesë shumë e këndshme e tryezës ishte edhe vizita pranë mjediseve të sipërmarrjes familjare Salva Nord, një model i mirë i bashkëjetesës së komunitetit me natyrën e Malësisë së Madhe, për mbrojtjen e biodiversiteti dhe trashëgimisë gjenetike të trojeve malore dhe me gjerë.

Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” u shpall me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 59, datë 26.1.2022, të cilit iu bashkuan ekosistemet natyrore “Lugina e Valbonës”, “Theth” dhe “Lumi i Gashit”. Alpet më një sipërfaqe prej 2,020km², përbëjnë terrenin malorë dhe të veçantë të vendit tonë. Alpet tona mundësojnë turizmin natyror malor falë majave të thepisura, kullotat alpine, pyjet e dendura; ku liqenet e lumenjtë janë në harmoni të vërtetë me natyrën. Ekosisteme të ndryshëm ndërlidhen së bashku, duke krijuar peizazhe të mrekullueshme natyrore, që grishin kuriozitetin dhe kërshërinë e turistëve vendas e të huaj, për të njohur madhështinë e natyrës dhe njerëzve që jetojnë aty.

Monumente të shumta natyrore si kanione, shpella e biomonumente të shumta dhe statusi zonë e mbrojtur janë garancia për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen. Një potencial tjetër i çmuar i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e pakursyer e banorëve të zonës.

Nga ekspertët e turizmit dhe specialistët tanë në zona të ndryshme të vendit themi me siguri se turistët vlerësojnë më së shumti turizmin që zhvillohet në rivierë dhe zonat malore. Në alpe ata gjejnë shtigje, eksplorojnë terrene të vështirësive të ndryshme, për të cilët rekomandohet domosdoshmërisht një guidë e çertifikuar, që e njeh mirë zonën, të papriturat dhe vështirësitë e saj.

Nëse dikur Edith Durham e ka vlerësuar zonën si “izolim madhështor nga e gjithë bota” ndoshta sot një tjetër i huaj do t’i vlerësonte aplet si “madhështia e admirueshme për çdo turist që dashuron natyrën”.

Previous Resurset Ekoturistike në Shebenik

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM