Resurset Ekoturistike në Shebenik

Parku Kombëtar “Shebenik” fillon në verilindje të qytetit të Librazhdit. Brenda tij gjenden liqene të shumtë akullnajorë me një lartësi mbi 1900 m mbi nivelin e detit. Parku ndikon në jetën ekonomike dhe sociale të banorëve që jetojnë pranë tij; gjashtë njësi adiministrative dhe dymbëdhjetë fshatrave. Klima është tipike mesdhetare me temperatura mesatare nga 7-10 gradë celsius dhe rreshje vjetore që arrijnë deri në 1.800 mm.

 

Shebeniku strehon një mori llojesh të rralla dhe endemike të bimëve, kafshëve dhe këpurdhave. Flora e tij përmban ahun, bredhin, pishën, lisin, shelgun dhe bredhin e argjendë evropian në shpatet veriore. Përsa i përket faunës aty gjen specie të rralla si rreqebulli ballkanik e kafshë të tjera si: ariu kafe, ujku gri, dhia e egër, derri i egër, kaprollin, gjeli i egër, shqiponja, lundërza, macja e egër dhe trofta e malit që gjendet në lumenjtë e tij.

 

Në park ka shumëllojshmëri bimësh mjekësore si sanzi, krenza, lulebalsami, bliri, vaji i malit etj. Turizmi në zonë ka filluar vitet e fundit, i cili më së shumti përqendrohet në zonat me tradita, me shtëpi karakteristike ndërtuar me mure guri trekatëshe shumëvjeçare që i përgjasin kullave. Ka shumë festa që zhvillohen në këtë zonë si festa “Dorëz”, festa e Shëngjergjit në Steblevë, festa e Rrajcës, festa e Lunikut, festa e Qarrishtës e shumë të tjera, që organizohen pothuaj në çdo fshat e me diversitet si me kostume popullore ashtu edhe doket e tyre, këngët vallet etj. Të apasionuarit e sportit mund të zhvillojnë alpinizëm në majat e Shebenikut apo Kallkanit, sporte në ujërat e lumenjëve dhe hiking në të gjithë sipërfaqen e parkut.

 

Për të gjitha përsa më sipër u mblodhëm në Steblevë, pranë tryezës së gjelbër të datës 27 qershor. Paneli kryesor, i cili mbajti edhe peshën kryesore të diskutimit, përbëhej nga z. Mariglen Disha, Kryetar Bashkia Librazhd, znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, z. Alban Çekrezi, Nënkryetar Bashkia Përrenjas, znj. Violeta Zuna, UNDP. Bashkë me banorët e zonës, biznese dhe shoqërinë civile lokale evidentuam burimet e zonës, mbrojtjen e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm ekoturistik. Shebeniku, Stebleva, Rrajca dhe zonat përreth mbartin histori, vlera e tradita, të cilat presin të promovohen edhe më shumë për turistët e natyrës, vendas dhe të huaj. Ekspertët e turizmit dhe ata të mjedisit promovojnë gjallërimin e ekoturizmit, sidomos atij rural, i cili ndikon drejtëpërdrejt tek niveli ekonomik e shoqërorë për banorët vendas dhe gjeneratat e reja. Ftesa për ta mbetet e hapur; për të shkuar pranë vendlindjes e cila mundëson burime dhe mundësi të shumta për zhvillimin e ekoturizmit në harmoni me natyrën.

Previous Nis implementimi i projektit “Zgjidhje mjedisore dhe turistike për liqenin e Shkodrës”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM