Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka zhvilluar sot konsultimin publik “Mbi shpalljen e ekosistemit të Parkut Natyror Pashtrik-Morinë si Zonë e Mbrojtur (kategoria IV)”.
Nën drejtimin e stafit të AKZM-së dhe AdZM Kukës, të pranishmit në konsultim u njohën me punën e realizuar deri më tani, si dhe fazat e procesit mbi shpalljen e ekosistemit të Parkut Natyror Pashtrik-Morinë si Zonë e Mbrojtur (kategoria IV)”.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, përfaqësues nga Prefekti i Qarkut Kukës, Këshilli i Qarkut Kukës, Organizata, si edhe me specialistë të fushave të ndryshme, ndamë mendime dhe rekomandime mbi këtë nisëm të re mbi zonat e mbrojtura të Shqipërisë.