Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, përmes Grantit PONT është duke ndjekur planin operacional të dakordësuar për disa prej zonave të mbrojtur, duke u angazhuar në monitorimin dhe ruajtjen e specieve treguese si një komponent kyç i menaxhimit të përgjithshëm të zonave të mbrojtura së bashku me habitatet kryesore. Për të siguruar efektivitetin e përpjekjeve tona në këtë proces, ne po kërkojmë ekspertë me përvojë për të kryer studime në lidhje me:
– Protokollin e monitorimit për qukapikun në Parkun Kombëtar të Prespës;
– Shpërndarjen e Rupicapra rupicapra në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë;
-Protokollin e Monitorimit për Salmo letnica në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-Protokollin e Monitorimit për Pyjet me Dushk dhe Bush në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-Protokollin e Monitorimit për Pyjet me Gështenja në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-“Raport mbi statusin e bimëve medicinale në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë;
-Krijimi i programit të quajtur “Ditët e shkencës në park” për Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV deri më 22 korrik 2024 në adresën info@akzm.gov.al
Termat e Referencës_Rishpallja_PRESPA 2.2
Termat e Referencës_rishpallja_3.1 Alps
4.1. AANP_Termat e Referencës_Rishpallje
Termat e Referencës_rishpallja_PLPL 2.3