U zhvillua sot mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Lezhë nën prezencën e Drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit të Qarkut Lezhë z.Gjergj Prendi, AdZM Lezhë, përfaqësues nga institucione lokale, shoqëria civile, bashkëpunëtorë etj, në prani të të cilëve u prezantuan risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij.
Përgjatë takimit u diskutua mbi mënyrat e menaxhimit, monitorimit, si edhe koordinimit të sezonit turistik, sa më cilësor të zonave të mbrojtura dhe zonave ligatinore të Qarkut Lezhë.