Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë dimërues

Për të tetin vit në vendin tonë realizohet censusi për shpendët ujorë dimërues. Procesi i vrojtimit, monitorimi dhe numërimi i popullatave të shpendëve dimërues, përkrah vendit tonë u zhvillua në 143 shtete të tjerë.

Tryeza e datës 25 janar na mblodhi në Zogaj të Shkodrës, në vendin që dikur quhej Latia. Me praninë e Prefektes së Shkodrës, z. Majlinda Angoni, Drejtorin e Pwrgjithshwm AKZM, znj. Daniel Pirushi, drejtorin e AdZM-së z. Agim Dardha, UNDP, ornitologët z. Taulant Bino, z. Mirjan Topi, përfaqësues akademik të universitetit të Shkodrës “Aleksandër Moisiu”, organizata të shoqërisë civile diskutuam mbi ecurinë e procesit, metodologjinë dhe rezultatet, rolin e ligatinave në shëndetin e popullatave të shpendëve dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e ekoturizmit dhe ekonomisë së qëndrueshme.

Liqeni i Shkodrës ka qenë një prej 33 vendnumërimeve të censusit. Mbështetur në Konventat Ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e faunës së Egër, AKZM është përfshirë që prej vitit 2016 në bashkëorganizimin e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë (CNSHU) në Shqipëri. Procesi i Censusit zhvillohet në dyjavshin e fundit të muajt janar të çdo viti. Në proces marrin pjesë ekspertë ornitologë nga organizatat e mbrojtjes së natyrës, institucione akademike dhe punonjës të AdZM-ve, të cilët organizohen në terren, vëzhgojnë dhe numërojnë popullatat dhe llojet në zonat e përcaktuara.

Tashmë, pranë AKZM kanë mbërritur rezultatet për censusin e vitit 2024, të cilat kërkojnë edhe një raport përshkrues të procesit dhe interpretim të rezultateve të përftuar. Ekspertët dhe organizatat e angazhuar në procesin e censiusit të këtij viti kanë qenë: AOS, APAWA, UBT, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, BOA, PPNEA.

 

Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM