Stafi i AdZM Vlorë, bashkë me dashamirës të natyrës dhe organizata mjedisore lokale, zhvilluan në kuadër të ditës së shpalljes së Parkut Kombëtar “Llogara”, një aktivitet mjedisor. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të treguar rëndësinë që kanë drurët pyjorë në shërbimet e ekosistemit të PK dhe detyrën për ruajtjen e trashëgimnisë natyrore në brezat e ardhshëm.
Filluam punëtorinë tonë pranë mjediseve të Qendrës së vizitorëve Llogara, me prezantimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Parkut. Vazhduam më pas me ecjen gjatë shtegut të “Tisit Plak”. Përgjatë shtegut zhvilluam leksionin mbi metodologjinë e identifikimit të moshës së drurëve të lartë pyjorë. Mënyra e identifikimit tregon mbi përdorimin e pajisjes së tryelës Presler dhe materialeve si: shirita, stilolaps, shirit maskimi, dyllë blete, dy shufra me kunja dhe nje çekiç druri, të cilat përdoren përgjatë procesit të identifikimit të moshës së drurit, duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat morfologjike të tij si: a) maja e tharë ose e thyer, b) degë të varura poshtë, b) shtatlartësi e pemës, c) forma e rritjes (e rregullt apo e çrregullt), ç) zhveshja e lëvores, d) gjethet në kurorë (të rralla apo të dendura), dh) rrënjët e ekspozuara, e) drurë të izoluar ose jo.