Dita Botërore e Mbrojtjes së Natyrës

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, na rikujton më 28 korrik të çdo viti, se një shoqëri është e shëndetshme dhe e qëndrueshme, kur mjedisi në të cilin ajo jeton dhe punon është i shëndetshëm. Kjo datë shërben për të informuar komunitetet në mbarë botën, ndërgjegjësuar për rëndësinë e tokës, ujit dhe ajrit. Shkencëtarë dhe ekspertë për mjediset prioritare jetësore, tokë-ujë-ajër propozojnë mënyra dhe mjete, sesi duhet të ruhen këto burime, duke u përdorur në mënyrë të përgjegjëshme. Disa prej praktikave, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e natyrës janë mbjellja e pemëve, reduktimi-ripërdorimi-riciklimi i materialeve të ndryshme, përdorimi i transportit të gjelbër, kursimi i letrës, kompostimi i mbetjeve organike dhe atyre të gjelbëra, etj. 

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës fillesat e saj i shënon në Indi, nismë e cila më pas u përqafua edhe nga shtete të tjera. Ruajtja e natyrës është detyrë dhe përgjegjësi jo vetëm institucionale, por edhe qytetare. Sot secili prej nesh mund të kontribuojë, duke u kujdesuar për zonat e mbrojtura dhe mjediseve pranë tyre, duke mbjell pemë, shmangur zjarrin në dhe pranë pyjeve, organizuar aktivitete në mjedise të hapura me qytetarë të moshave të ndryshme, duke diskutuar me ta, këmbyer informacion përmes fletushkave e videove për mjediset ujore e tokësore të zonave të mbrojtura.

Kjo datë për Adminstratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura kremtohet përvitshëm. Organizohen aktivitete në natyrë, me pjesëmarrjen e qytetarëve të moshave dhe gjinive të ndryshme. Çdo zonë e mbrojtur sipas specifikave dhe origjinalitetit të saj, organizon edhe aktivitetin. Le të shërbejë kjo datë për të gjithë ne, për mbrotjen e natyrës sonë të mrekullueshme. 

 

Previous Roli i emergjencave civile në zonat e mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM