Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror realizuan trajnimin e trupave inspektues të 12 AdZM-ve, me qëllim njohjen e ndryshimeve në sistemin online “e-inspektimi”. Trajnimet synojnë të përmirësojnë kryerjen e kësaj procedure nga stafi, për të arritur më tej një monitorim sa më efikas në territoret e zonave të mbrojtura.