| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
| 1 | 12.01.2026 | Official guidance -Sazan Tree Removal | 21.01.2026 | Based on your request, taking in consideration the presented project area, it results that the project area is not located on Sazan Island, but within the Protected Area “Pishë Poro–Nartë”, declared by DCM No. 596, dated 25.09.2024 of the Council of Ministers, as a “Protected Aquatic/Terrestrial Landscape” (Category V) of the “Pishë Poro–Nartë” area. Within the project area are also located the natural monuments NM “Molassic Hills of Zvërnec”, NM “Limopuo Lagoon”, NM “Zvërnec Forest”, and NM “Narta Dunes” (mostly), declared by DCM No. 187, dated 25.03.2021 “On certain amendments and additions” to DCM No. 303, dated 10.05.2019, “On the approval of the revised and updated list of Albanian natural monuments”. Furthermore, we inform you that the terrestrial part of Sazan Island is not a Protected Area (PA). The protected area is the surrounding marine surface (partially), which is part of the Marine National Park “Karaburun–Sazan”, declared by DCM No. 59, dated 26.01.2022 “On the approval of changes in the surface of the aquatic/marine ecosystem ‘Karaburun–Sazan’, declared a ‘Marine National Park’ (Category II) of protected environmental areas”, specifically the Core Zone (CZ) and the Traditional and Sustainable Use Zone (TSUZ). Within Sazan Island there are two (2) natural monuments (NM): “The Coral Barrier of the Devil’s Gorge” and “The Cliffs of Sazan”, declared by DCM No. 187, dated 25.03.2021 “On certain amendments and additions” to DCM No. 303, dated 10.05.2019, “On the approval of the revised and updated list of Albanian natural monuments”. | E plotë | Nuk ka |
| 2 | 12.01.2026 | Kërkesë për informacion publik lidhur me punimet në zonën e Banjave të Bënjës, Përmet | 20.01.2026 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
| 3 | 13.01.2026 | Kërkesë për filmime | 21.01.2026 | Në vijim të korrespondencës suaj dhe në vlerësim të sqarimeve të paraqitura lidhur me natyrën e projektit kinematografik, ju bëjmë me dije sa vijon: Në vlerësim të rëndësisë që mbart promovimi i trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit, si dhe në funksion të mbështetjes së nismave që kontribuojnë në edukimin mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, të cilat përbëjnë një nga shtyllat themelore të misionit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shprehim gatishmërinë për të autorizuar realizimin e filmimeve për filmin e shkurtër artistik në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, pa aplikimin e tarifës përkatëse. Ky përjashtim nga tarifa bëhet në funksion të mbështetjes së projekteve jo fitimprurëse, të destinuara për qarkullim festivalesh, të cilat kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik, edukimin mjedisor dhe njohjen më të gjerë të pasurive natyrore të Shqipërisë. Megjithatë, ky autorizim jepet me kushtin që materiali audioviziv i realizuar: të përfshijë në mënyrë të dukshme dhe të artikuluar emrin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura; të përdorë logon zyrtare të institucionit; të realizojë një promovim të denjë dhe të drejtpërdrejtë të vlerave natyrore, ekologjike, turistike dhe kulturore të zonës së mbrojtur Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”. Gjithashtu, ju informojmë se gjatë gjithë kohëzgjatjes së procesit të filmimit, stafi realizues do të shoqërohet nga punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) Tiranë, në funksion të monitorimit dhe garantimit të respektimit të rregullave të zonës së mbrojtur. | E plotë | Nuk ka |
| 4 | 22.01.2026 | Kërkesë | 26.01.2026 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
| 5 | 08.02.2026 | Kërkesë për autorizim – Session fotografik profesional (tripod + telefon) Parku Kombëtar Divjakë | 12.02.2026 | Pas shqyrtimit të kërkesës suaj për realizimin e aktivitetit fotografik, shprehim vlerësimin për qasjen tuaj korrekte dhe përkushtimin ndaj respektimit të mjedisit dhe rregullave në zonat e mbrojtura, si dhe për interesin për të promovuar vlerat natyrore të Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, shpallur me VKM-në nr. 59, datë 26.01.2022 “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit dhe Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore ‘Park Kombëtar’ (Kategoria II) e zonave të mbrojtura mjedisore”, Aneksi 4. Gjithashtu, konstatojmë se kërkesa juaj është në përputhje me ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, neni 16. Ju bëjmë me dije se përdorimi i fotografive të marra nga zonat e mbrojtura mjedisore kryhet kundrejt pagesës përkatëse, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, Lidhja 1, pika 6, gërma d. | E plotë | Nuk ka |
| 6 | 09.02.2026 | Research permit - Orthoptera sampling | 11.02.2026 | Based on the information provided in your application, the proposed activity consists of scientific research conducted by the Estación Biológica de Doñana (EBD–CSIC), Spain. The research focuses on sampling species of Orthoptera (grasshoppers) in order to conduct genomic, phenotypic and population genetic analyses addressing questions of speciation, population structure, and biodiversity conservation. It is stated that sampling will be limited in number, conducted exclusively in areas open to the general public (e.g. trails and paths), and will have negligible impact on local populations. The planned research activities are intended to take place within the following protected areas, designated as National Parks (Category II) by Decision of the Council of Ministers no. 59, dated 26.01.2022 “On the Approval of the Change of Status and the Area of Natural Ecosystems ‘National Park’ (Category II) of Protected Areas”: Dajti Mountain National Park, Lurë–Dejë Mountain National Park, Alps of Albania National Park, Llogara National Park, Shebenik National Park. Please be informed that scientific research activities in protected areas are regulated by the Decision of the Council of Ministers no. 302, dated 10.05.2019 “On the criteria for exercising, approving and monitoring scientific research activities in protected areas”. In this regard, the documentation required under point 5 of this Decision, namely Annexes 1, 2, and 3, constitutes an integral and mandatory part of the application procedure and must be duly completed and submitted for the request to be formally evaluated. You can find this DCM and its annexes attached to this e-mail. | E plotë | Nuk ka |
| 7 | 10.02.2026 | Permit to collect insects | 11.02.2026 | Based on the information provided, the proposed activity consists of scientific research conducted by four researchers from Aarhus University, Denmark. The research focuses on selected groups of insects and other organisms, including ants (Formicidae) and their associated species (Myrmecophiles), bees (Anthophila), wasps (Vespidae, Crabronidae and Chrysididae), beetles (Staphylinidae and Curculionoidea), spiders, pseudoscorpions and scorpions, as well as lichens (lichenized fungi). You have explicitly stated that no Lepidoptera species and no species protected under the EU Habitats Directive, CITES, or other protected categories will be collected. The planned research activities are intended to take place within Alps of Albania National Park (Theth and Valbona) and Fir of Hotova–Dangëlli National Park, which are designated as National Parks (Category II) by Decision of the Council of Ministers no. 59, dated 26.01.2022 “On the Approval of the Change of Status and the Area of Natural Ecosystems ‘National Park’ (Category II) of Protected Areas”. Please be informed that scientific research activities in protected areas are regulated by Decision of the Council of Ministers no. 302, dated 10.05.2019 “On the criteria for exercising, approving and monitoring scientific research activities in protected areas”. In this regard, the documentation required under point 5 of this Decision, namely Annexes 1, 2, and 3, has not been submitted. These annexes are an integral and mandatory part of the application procedure; therefore, your request should be resubmitted with the complete documentation. | E plotë | Nuk ka |
| 8 | 04.02.2026 | Kërkesë për informacion | 17.02.2026 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
| 9 | 10.02.2026 | Request for research authorization-Albanian Alps National Park | 17.02.2026 | Based on the information provided, the proposed activity consists of scientific research conducted by three engineering students from AgroParisTech, France. The research focuses on selected groups of species and other organisms, including birds, daily butterflies, Odonata, mammals, Chiroptera and vascular plants. The planned research activities are intended to take place within Alps of Albania National Park (Maja Jezerce and Gash Valbona and Lumi I Gashit) which is designated as National Parks (Category II) by Decision of the Council of Ministers no. 59, dated 26.01.2022 “On the Approval of the Change of Status and the Area of Natural Ecosystems ‘National Park’ (Category II) of Protected Areas” and Lumi Vjosa which is designated as National Parks (Category II) by Decision of the Council of Ministers no. 155, dated 13.03.2023, “On the declaration of the natural ecosystem of the Vjosa River as ‘National Park’ (Category II)”. Mali i Lopes is not a protected area. Please be informed that scientific research activities in protected areas are regulated by the decision of the Council of Ministers no. 302, dated 10.05.2019 “On the criteria for exercising, approving and monitoring scientific research activities in protected areas”. In this regard, the documentation required under point 5 of this Decision, namely Annexes 1, 2, and 3, has not been submitted. These annexes are an integral and mandatory part of the application procedure; therefore, your request should be resubmitted with the complete documentation. | E plotë | Nuk ka |
| 10 | 12.02.2026 | Kërkesë për informacion për zonën e Rrjollit, Bashkia Shkodër | 25.02.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj datë 12.02.2026, “Kërkesë për informacion”, drejtuar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ju bëjmë me dije se: 1. A ka qenë zona e Rrjollit, në territorin e Bashkisë Shkodër, pjesë e një zone të mbrojtur në ndonjë periudhë kohore?Nëse po: -Në cilën zonë të mbrojtur bënte pjesë? -Në çfarë kategorie mbrojtjeje? Zona e Rrjollit ndodhet në territorin e Bashkisë Shkodër dhe bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Ujor/Tokësor (PMU/T) “Lumi Buna – Velipojë”, miratuar me VKM nr. 593, datë 25.09.2024, Për Shpalljen “Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor” (Kategoria V) të Lumit Buna, Velipojë. Kjo zonë e mbrojtur është shpallur për herë të parë me këtë status mbrojtjeje me VKM nr. 682, datë 02.11.2005 “Për shpalljen e lumit Buna dhe të territoreve ligatinore përreth tij “Peizazh ujor/tokësor i mbrojtur”. 2. Ju lutem na vini në dispozicion hartat zyrtare që tregojnë kufijtë e zonës së mbrojtur ku përfshihet ose ka përfshirë zona e Rrjollit. Hartat zyrtare të zonës së mbrojtur, Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor (PMU/T) “Lumi Buna – Velipojë” janë të bashkëlidhura në VKM Nr. 593, datë 25.09.2024 dhe VKM nr. 682, datë 02.11.2005. | E plotë | Nuk ka |
| 11 | 18.02.2026 | Njoftim dhe kërkesë për ndërhyrje institucionale ndaj peshkimit të paligjshëm dhe dëmtimit të ekosistemit në Liqenin e Ulzës dhe Shkopetit, Mat | 04.03.2026 | Pas marrjes së njoftimit për raste të gjuetisë së paligjshme në Liqeni i Ulzës, AdZM Dibër ngriti grupin e punës për verifikimin në terren. Më datë 23.02.2026, grupi i punës nga AdZM Dibër, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit Qarku Lezhë dhe Policinë e Shtetit, zhvilloi një kontroll të përbashkët, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e rasteve të gjuetisë së paligjshme në liqenin e Ulzës. Nga kontrolli i ushtruar nuk u konstatuan problematika apo raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm. Për sa më sipër, ju bëjmë me dije se jemi të gatshëm të vijojmë të jemi pjesë e kontrolleve të përbashkëta në vazhdimësi, me qëllim garantimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të këtyre pasurive natyrore. | E plotë | Nuk ka |
| 12 | 18.02.2026 | KERKESE PER INFORMACION | 04.03.2026 | Në përgjigje të kërkesës tuaj,nr.2602/184 prot, datë 18.02.2026 “Kërkesë për informacion”, për monitorimin e biodiversitetit ujor e bregliqenor në liqenin e Ohrit dhe raportimet e kryera, protokolluar me tonën me nr. 631 prot. datë 19.02.2026, ju bejme me dije se; Liqeni i Ohrit (liqeni i Pogradecit që njihet nga pala shqipëtare) është pjesë përbërëse e zonës së mbrojtur “Peizazh i Mbrojtur Tokësor/Ujor (PMTU), Liqeni i Pogradecit”, shpallur me VKM nr. 598, datë 25.09.2024, me një sipërfaqe prej 27,730 ha. Më parë kjo zonë e mbrojtur është shpallur me VKM nr. 80, datë 18.02.1999, me një sipërfaqe prej 27,323, e cila administrohet, menaxhohet dhe monitorohet nga Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM)., nëpërmjet Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Qarku Korçë (AdZM Korçë). Zona e mbrojtur përfshin një larmi ekosistemesh dhe habitatesh si; ekosistemin ujor (liqeni i Pogradecit i cili është i pasur me llojshmëri speciesh të florës dhe faunës ujore), ekosistemi pyjor (përfshinë pyjet dhe kullotat), ekosistemi natyror me tokat bujqësore, zonat e banuara ku përfshihet edhe zonën urbane e qytetit të Pogradecit. | E plotë | Nuk ka |
| 13 | 23.02.2026 | Kerkesë për informacion | 06.03.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj datë 20.2.2026, dërguar me e-mail në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, protokolluar me nr. 634 prot., datë 23.2.2026 Ju informojmë si më poshtë: A ka dhe nëse po, cilat janë pikat konkrete të monitorimit në terren të rrjedhës ekologjike në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”? Në Parkun Kombëtar “Shebenik” nuk janë të përcaktuara pika konkrete monitorimi në terren për rrjedhën ekologjike. Aktualisht, subjektet që shfrytëzojnë burimet ujore realizojnë dhe hartojnë raporte vetëmonitorimi, të cilat raportohen pranë institucioneve përkatëse që i kanë pajisur me lejet për shfrytëzimin e burimeve ujore. A janë kryer dhe nëse po, sa kontrolle janë kryer në terren nga administrata juaj gjatë viteve 2018-2025 për: - devijime uji - priza uji - struktura HEC? Gjatë periudhës 2024–2025, sipas procedurave te inspektimit bazuar ne ligjin 99/2024 për Inspektimin në Republikën e Shqiperisë, nga administrata jone janë kryer gjithsej 6 kontrolle në terren, nga te cilat 1 kontroll lidhet me verifikimin HEC-it i cili ka kontratë me AKZM dhe operon në Parkun Kombëtar “Shebenik” dhe 5 kontrolle të tjera për HEC-e që operojnë në Parkun Kombëtar “Shebenik” por nuk kanë kontratë me AKZM. | E plotë | Nuk ka |
| 14 | 23.02.2026 | Kerkese per informacion | 04.03.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj ardhur në adresën info@akzm.gov.al, me subjekt “Kërkesë për informacion”, protokolluar në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me nr. 635 prot., datë 23.2.2026, referuar pikave të kërkesës Ju informojmë si më poshtë: Listën e ndërtimeve pa leje (ndërtuar para krijimit të AKZM-së) në zonat e mbrojtura në vend. A i keni referuar apo jo pranë institucioneve hetimore si prokuroria, policia apo IKMT dhe a keni patur një reagim? Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), në përmbushje të misionit të saj ligjor për administrimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura në Republikën e Shqipërisë, ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me prioritet çështjet që lidhen me ruajtjen e integritetit territorial dhe mjedisor të këtyre zonave. Në kuadër të ushtrimit të funksioneve të monitorimit dhe kontrollit në territor, Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarqe kanë evidentuar në vite raste të ndërtimeve pa leje të konstatuara brenda kufijve të zonave të mbrojtura, përfshirë edhe raste të ndërtimeve të realizuara përpara krijimit dhe funksionalizimit të AKZM-së, si institucion administrues i këtyre territoreve. Në rastet kur janë konstatuar shkelje të legjislacionit në fuqi, këto raste janë referuar pranë institucioneve kompetente, përkatësisht Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilat janë organet përgjegjëse për ndjekjen e procedurave administrative dhe ligjore lidhur me ndërtimet pa leje. AKZM dhe strukturat e saj rajonale kanë bashkëpunuar në vijimësi me këto institucione për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të konstatuara, në funksion të garantimit të mbrojtjes së territoreve që bëjnë pjesë në sistemin kombëtar të zonave të mbrojtura. | E plotë | Nuk ka |
| 15 | 25.02.2026 | Request for Drone Operation Permission - Protected Areas of Albania - April/May 2026 | 04.03.2026 | Following your e-mail dated 25.02.2026, regarding your request for conducting drone flights in several locations within the territory of the Republic of Albania, we inform you as follows: After reviewing your request, we confirm that some of the listed locations fall within protected natural areas, namely: -National Park “Vjosa River”, declared by Decision of the Council of Ministers no. 155, dated 13.03.2023 “On the declaration of the natural ecosystem ‘Vjosa River’, National Park, Category II” -Prespa National Park declared by Decision of the Council of Ministers no. 155, dated 13.03.2023 "On the declaration of the natural ecosystem "Prespa", "national park" category II" -Osumi Canyon (Çorovodë region) is a Natural Monument (Category III), declared by Council of Ministers Decision no. 303/2019 'On the approval of the revised, updated list of Albanian natural monuments', as amended; For these areas, any filming activity is allowed only with the prior approval of NAPA, in accordance with Law no. 81/2017, dated 04.05.2017, “On protected areas”, as amended, Article 16. Furthermore, please be informed that filming activity in protected areas is subject to the applicable fees, based on Decision of the Council of Ministers no. 1156, dated 24.12.2020, Annex 1, point 6, letter ç. | E plotë | Nuk ka |
| 16 | 26.02.2026 | Kerkese per informacion | 11.03.2026 | Në kuadër të detyrave të saj ligjore për administrimin dhe monitorimin e zonave të mbrojtura, zona në fjalë ka qenë objekt i monitorimit të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse të administrimit të zonave të mbrojtura. Gjatë periudhës së administrimit nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë janë kryer monitorime periodike të territorit, në kuadër të veprimtarisë së rregullt të mbikëqyrjes së zonës së mbrojtur. Në vijim të riorganizimit institucional dhe në zbatim të VKM nr. 744, datë 13.12.2024, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar ‘Lumi i Vjosës’”, duke filluar nga muaji korrik 2025 e në vijim, monitorimi periodik i kësaj zone kryhet nga Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, në vazhdimësi të procesit të monitorimit të territorit të parkut. | E plotë | Nuk ka |
| 17 | 27.02.2026 | Student Research Inquiry on Vjosa Wild River National Park | 03.03.2026 | Kërkesa është përcjellë pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar "Lumi Vjosa" | E plotë | Nuk ka |
| 18 | 30.02.2026 | Njoftim për shpend grabitqar të ngordhur | 03.03.2026 | Mbështetur në email-in tuaj mbi njoftimin për një shpend grabitqar të ngordhur Adzm Gjirokastër në bashkëpunim me veterinerin e zonës ngriti grupin e punës në terren dhe veproi sipas protokolleve veterinare. | E plotë | Nuk ka |
| 19 | 03.03.2026 | Kerkese per informacion | 11.03.2026 | Në vijim të emailit tuaj ku konstatoni se informacioni i përcjellë nga ana jonë nuk i përgjigjet pikave të kerkesës tuaj ju informojmë si më poshtë: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ushtron funksionet që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe kontribuon në proceset institucionale që kanë për qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore dhe të biodiversitetit. Procesi për përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin ndërkombëtar “Njeriu dhe Biosfera” është zhvilluar si një proces i gjerë bashkëpunimi institucional dhe konsultimi me grupet e interesit. Në këtë kuadër, gjatë këtij procesi janë përfshirë përfaqësues të bizneseve lokale, të komuniteteve vendore, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe të rinjtë e zonës. Në takimet dhe konsultimet e zhvilluara janë prezantuar elementë të rëndësishëm të këtij procesi, si hartat orientuese, zonimi i propozuar dhe mënyra e funksionimit të rajonit të biosferës. Qëllimi i këtyre konsultimeve ka qenë mbledhja e sugjerimeve dhe komenteve nga grupet e interesit, në funksion të garantimit të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Sa i përket kërkesës suaj për vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë të dosjes së përfshirjes së Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera”, sqarojmë se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk administron një dosje të konsoliduar të këtij procesi, në kuptimin e dokumentacionit të plotë të nominimit. | E plotë | Nuk ka |
| 20 | 05.03.2026 | Kërkesë për informacion dhe vënien në dispozicion të dosjes së plotë të Zonës “Njeriu dhe Biosfera” – Lugina e Vjosës | 13.03.2026 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ushtron funksionet që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe kontribuon në proceset institucionale që kanë për qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore dhe të biodiversitetit. Procesi për përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin ndërkombëtar “Njeriu dhe Biosfera” është zhvilluar si një proces i gjerë bashkëpunimi institucional dhe konsultimi me grupet e interesit. Në këtë kuadër, gjatë këtij procesi janë përfshirë përfaqësues të bizneseve lokale, të komuniteteve vendore, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe të rinjtë e zonës. Në takimet dhe konsultimet e zhvilluara janë prezantuar elementë të rëndësishëm të këtij procesi, si hartat orientuese, zonimi i propozuar dhe mënyra e funksionimit të rajonit të biosferës. Qëllimi i këtyre konsultimeve ka qenë mbledhja e sugjerimeve dhe komenteve nga grupet e interesit, në funksion të garantimit të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Sa i përket kërkesës suaj për vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë të dosjes së përfshirjes së Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera”, sqarojmë se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk administron një dosje të konsoliduar të këtij procesi, në kuptimin e dokumentacionit të plotë të nominimit. | E plotë | Nuk ka |
| 21 | 06.03.2026 | Kerkese informacioni per Syrin e Kalter Sarande--Elite Travel Group | 10.03.2026 | Ju falënderojmë për email-in dhe për interesin tuaj për të përfshirë Syrin e Kaltër në paketat turistike që po përgatisni për vitin 2026. Ju bëjmë me dije se Parku Natyror “Syri i Kaltër” është zonë e mbrojtur e shpallur me VKM nr. 60, datë 26.01.2022 “Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit e të Sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”. Tarifa e hyrjes përcaktohet bazuar në VKM nr. 1156, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, pika 6 “Tarifat për qëllime të ekoturizmit”. Sipas kësaj VKM-je: Për vizitorët dhe turistët (me këmbë ose biçikleta): 50 lekë/ditë/personi. Zona mund të vizitohet çdo ditë në orarin 08:00 – 16:30. | E plotë | Nuk ka |
| 22 | 09.03.2026 | Intervistë | 10.03.2026 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni publik qendror në varësi të ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe përbën autoritetin kryesor shtetëror për drejtimin dhe administrimin e ruajtjes dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në Republikën e Shqipërisë. Veprimtaria e saj zhvillohet në zbatim të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, i cili përcakton parimet, mënyrën e shpalljes dhe administrimit të këtyre territoreve me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit dhe të ekosistemeve natyrore. AKZM është krijuar në vitin 2015 dhe ka statusin e një strukture qendrore me funksione drejtuese, administrative dhe monitoruese për rrjetin e zonave të mbrojtura në Shqipëri. Nëpërmjet punës së saj, agjencia synon të ruajë biodiversitetin, habitatet natyrore dhe peizazhet me vlerë të veçantë ekologjike dhe kulturore, duke garantuar njëkohësisht përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Zonat e mbrojtura konsiderohen pasuri kombëtare dhe menaxhimi i tyre ka për qëllim ruajtjen afatgjatë të ekuilibrave natyrorë dhe të shërbimeve që ekosistemet ofrojnë për shoqërinë. Në këtë kuadër, institucioni monitoron gjendjen e ekosistemeve, zbaton planet e menaxhimit për secilën zonë të mbrojtur dhe kontrollon aktivitetet që zhvillohen brenda tyre, me qëllim parandalimin e dëmtimeve ndaj natyrës. Aktualisht rrjeti i zonave të mbrojtura në Shqipëri përfshin një sipërfaqe totale prej rreth 5,892,604 hektarësh. Ky rrjet përfaqëson mbi 21.7% të territorit të vendit dhe përfshin kategori të ndryshme zonash të mbrojtura, si parqe kombëtare, parqe natyrore, rezervate natyrore të menaxhuara, peizazhe të mbrojtura, zona të mbrojtura të burimeve të menaxhuara dhe monumente natyre. | E plotë | Nuk ka |
| 23 | 10.03.2026 | Inquiry about wild camping in Vjosa River National Park | 10.03.2026 | Kërkesa është përcjellë pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar "Lumi Vjosa" | E plotë | Nuk ka |
| 24 | 10.03.2026 | Kërkesë për autorizim për marrjen e mostrave mjedisore – Parku Natyror Korab-Koritnik | 17.03.2026 | Ju falenderojmë për emailin tuaj dhe për informacionin e detajuar mbi aktivitetin kërkimor që planifikoni të zhvilloni.Vlerësojmë interesin tuaj për zhvillimin e kërkimeve shkencore në Parkun Natyror Korab-Koritnik. Parku Natyror Korab-Koritnik është shpallur me VKM nr. 60, datë 26.01.2022 “Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit e të Sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”. Në lidhje me kërkesen tuaj mbi mbledhjen e mostrave mjedisore në Parkun Natyror Korab-Koritnik dua tju informoj se kërkesa duhet të sillet sipas shtojcave të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.302, datë 10.05.2019 "Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore". Gjithashtu, ju bëjmë me dije se aktiviteti i kërkimit shkencor në zonat e mbrojtura kryhet kundrejt pagesës përkatëse, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, Lidhja 1, pika 7, ku parashikohen tarifat për kërkim shkencor dhe për grumbullimin e materialeve gjenetike dhe mostrave, | E plotë | Nuk ka |
| 25 | 10.03.2026 | Research request | 18.03.2026 | After reviewing the documentation submitted, the National Agency of Protected Areas (NAPA) confirms that the application is in compliance with the requirements of point 5 of Council of Ministers Decision No. 302, dated 10.05.2019 ,including the relevant annexes and a clear scientific methodology. The planned research activity is intended to take place within “Syri i Kalter” Nature Park, designated as a Managed Nature Reserve/Nature Park (Category IV) by Decision of the Council of Ministers No. 60, dated 26.01.2022 “On the declaration of natural ecosystems as ‘Managed Nature Reserve/Nature Park’ (Category IV), as well as the approval of changes in status and surface of existing protected areas”. Based on the submitted documentation, you have stated that no collection of biological, genetic, or other physical samples will be carried out during the research activity. We also bring to your attention that such collection is strictly prohibited, as the targeted species is classified as Critically Endangered (CR) and is of high conservation importance. The study must therefore rely exclusively on non-invasive observation and monitoring methods. | E plotë | Nuk ka |
| 26 | 12.03.2026 | Kerkese | 12.03.2026 | Kepi i Shëngjergjit bën pjesë në Parkun Kombëtar Detar (PKD) “Karaburun-Sazan”, në nënzonën e rekreacionit (ZR), shpalluar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 59, datë 26.01.2022, “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore” si dhe në Rezervatin Natyror të Menaxhuar (RNM) “Karaburun”, shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 60 datë 26.01.2022, “Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit e të Sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”, në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm (ZPT/Q). VKM nr 59, datë 26.01.2022 PKD “Karaburun-Sazan”, ankesi 9 citon: Në zonën e Rekreacionit zbatohet shkalla e tretë e mbrojtes që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive turistike. VKM nr. 60, datë 26.01.2022, RNM “Karaburun” ankesi 15, citon: Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. | E plotë | Nuk ka |
| 27 | 13.03.2026 | Request for permission – Rafting activity on Vjosa River | 18.03.2026 | Kërkesa është përcjellë pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar "Lumi Vjosa" | E plotë | Nuk ka |
| 28 | 17.03.2026 | Kërkesë për leje për realizim photoshooting – Xhohena Al Khazali Couture | 24.03.2026 | Ju falënderojmë për kërkesën tuaj dhe për interesin e treguar për realizimin e një photoshooting-u në zonën e Kripores në Vlorë. Vlerësojmë këtë iniciativë profesionale, e cila kontribuon në promovimin e vlerave natyrore të zonës. Zona e Kripores është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë”, shpallur me VKM nr. 596, datë 25.09.2024 “Për shpalljen ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’ (Kategoria V) të zonës ‘Pishë Poro–Nartë’”. Për këtë zonë, çdo veprimtari lejohet vetëm me miratimin paraprak të AKZM-së, në përputhje me ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, neni 20. Gjithashtu, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se aktiviteti i filmimit në zonë të mbrojtur kryhet kundrejt pagesës përkatëse, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1156, datë 24.12.2020, Lidhja 1, pika 6, gërma d. | E plotë | Nuk ka |
| 29 | 24.03.2026 | Vjosa navigation before May | 25.03.2026 | Kërkesa është përcjellë pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar "Lumi Vjosa" | E plotë | Nuk ka |