Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
1 | 11.01.2024 | Kërkohet informacion mbi zjarret 2023 | Procesuar 23.01.2024 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
2 | 11.01.2024 | Kërkohet informacion mbi vizitorët në parqe 2022 dhe 2023 | Procesuar 23.01.2024 | Vendosur në dispozicion tabelat | E plotë | Nuk ka |
3 | 11.01.2024 | Kërkohet informacion mbi pastrimin e shtigjeve 2019 deri në 2023 | Procesuar 23.01.2024 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
4 | 29.01.2024 | Kërkesë për informacion në lidhje me studimin e ekosistemit të lagunave | Procesuar 09.02.2024 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
5 | 30.01.2024 | Kërkesë për informacion për zhvillim veprimtarie ose jo | Procesuar 12.02.2024 | Nuk lejohet të zhvillohet në këtë zonë veprimtaria e caktuar | E plotë | Nuk ka |
6 | 01.02.2024 | Kërkesë për informacion përsa I përket dëmtimeve dhe gërmimeve në Qafë Bushi - Kuturman | Procesuar 14.02.2024 | Administrata e Zonave të Mbrojtura, Qarku Tiranë, është përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror “Mali me Gropa - Bizë - Martanesh”, dhe vazhdimisht monitoron gjendjen në zonë duke bashkëpunuar me strukturat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, për pastrimin e territorit. | E plotë | Nuk ka |
7 | 08.02.2024 | Kërkohet informacion mbi deklaratën e zonjës Ministre të një postimi në Facebook | Procesuar 20.02.2024 | “Bredhi i Drenovës” është Park Kombëtar, ndodhet në Qarkun e Korçës dhe është shpallur me VKM nr. 96, datë 21.11.1966. Është zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë (IUCN), me një sipërfaqe prej 1380 ha. | E plotë | Nuk ka |
8 | 08.02.2024 | Kërkohet informacion mbi organizatën Eco-Albania mbi kërkesën për të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore - shkencore në ZM lumi Vjosa | Procesuar 20.02.2024 | Bazuar në VKM nr. 302, datë 10.05.2019 “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore”, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk ka administruar asnjë kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor në PK “Lumi Vjosa” nga organizata Eco-Albania. | E plotë | Nuk ka |
9 | 08.02.2024 | Kërkohet infromacion mbi kërkesa të organizatës PPNEA mbi ushtrimin e veprimtarive kërkimore - shkencore në ndonje ZM | Procesuar 20.02.2024 | Bazuar në VKM nr. 302, datë 10.05.2019 “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore”, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk ka administruar asnjë kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor nga organizata PPNEA në territorin e zonave të mbrojtura mjedisore. | E plotë | Nuk ka |
10 | 15.02.2024 | Kërkesë për informacion mbi lumin Vjosa | Procesuar 28.02.2024 | Konfirmon të njëjtin qëndrim të mbajtur si më përpara. | E plotë | Nuk ka |
11 | 20.02.2024 | Kërkesë për informacion mbi planin e menaxhimit të Malit të Dajtit | Procesuar 04.03.2024 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
12 | 22.02.2024 | Kërkesë për informacion mbi projektin Kingcoast Divjakë | Procesuar 05.03.24 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk disponon asnjë informacion për një projekt të tillë. | E plotë | Nuk ka |
13 | 04.03.2024 | Kërkohet informacion mbi organizatën IUCN, mbi kërkesën për të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore - shkencore në ZM | Procesuar 19.03.24 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk ka administruar asnjë kërkesë nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura. | E plotë | Nuk ka |
14 | 04.03.2024 | Kërkohet informacion mbi organizatën PATAGONIA, mbi kërkesën për të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore - shkencore në ZM | Procesuar 19.03.2024 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk ka administruar asnjë kërkesë nga Organizata mjedisore amerikane “Patagonia” për të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura. | E plotë | Nuk ka |
15 | 25.03.2024 | Kërkesë për informacion mbi zjarrin në Pishë Poro | Procesuar 27.03.2024 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
16 | 28.03.2024 | Kërkesë për informacion për listën e ZM ku ushtrohet aktiviteti i guroreve? | Procesuar 11.04.2024 | AKZM, nëpërmjet Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në qarqe administron, menaxhon dhe monitoron territoret e zonave të mbrojtura dhe kur konstaton aktivitet pa leje siç është aktiviteti i gruroreve, i denoncon ato pranë organeve ligjzbatuese (Policia e Shtetit dhe IKMT-ja). Të tilla raste kemi patur për ish-guroret në në zonat e mbrojtura që u shpallën si; PM “Krastë – Verjon” dhe zgjerimi i PK “Mali i Tomorrit”, të cilat tani janë mbyllur dhe nuk funksionojnë më si të tilla, pasi subjekteve u është revokuar leja minerare dhe ajo mjedisore dhe janë proceduar pranë organeve të drejtësisë. | E plote | Nuk ka |
17 | 05.04.2024 | Kërkesë për informacion mbi planin e menaxhimit të Malit të Dajtit | Procesuar 22.04.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
18 | 18.04.2024 | Kërkohet informacion se cili është institucioni ku pronari i pronës private që ndodhet në zonë të mbrojtur mund të kërkojë kompensimin me një sipërfaqe tjetër jashtë zonës? | Procesuar 29.04.2024 | Referuar parashikimit të mësipërm, ligji i zonave të mbrojtura në rastë të tilla kur pronari nuk është dakord me administrimin dhe menaxhimin e pronës sipas planit të menaxhimit, njeh të drejtën që pronari të kërkoj kompesim me një sipërfaqe tjetër ose shpronësim sipas legjislacionit në fuqi për kompesimin ose shpronësimin e pronës. Pra, ligji i zonave të mbrojtura nuk ka të parashikuar në asnjë dispozitë tjetër ligjore apo akt nënligjor për zonat e mbrojtura, procedurën që ndiqet në këto raste. Sa më sipër, duke marrë në konsideratë edhe parashikmet e bëra në VKM nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, nuk është AKZM insitucioni përgjegjës për ndjekjen e procedurave të kërkuara nga ana Juaj, pasi është jashtë fushës së përgjegjësisë së saj institucionale. | E plote | Nuk ka |
19 | 10.05.2024 | Kërkesë për informacion | Procesuar 24.05.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
20 | 16.05.2024 | Kërkesë për informacion nëse organizata AlbNatyra ka kërkuar të drejtën e ushtrimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në ZM PK Shebenik-Jabllanicë | Procesuar 30.05.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
21 | 16.05.2024 | Kërkesë për informacion mbi lumin Vjosa | Procesuar 30.05.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
22 | 22.05.2024 | Kërkesë për informacion përsa I përket projektit Skavica | Procesuar 04.06.2024 | Sipërfaqja ku do të zhvillohet ky projekt, nuk shtrihet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura. | E plote | Nuk ka |
23 | 24.05.2024 | Kërkesë për informacion lidhur me liqenin e Shkodrës | Procesuar 07.06.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
24 | 30.05.2024 | Kërkesë për informacion dhe vënie në dispozicion të dokumentacionit | Procesuar 12.06.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
25 | 06.06.2024 | Kërkesë për informacion mbi aktivitetet rreth Vjosës | Procesuar 19.06.2024 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
26 | 19.06.2024 | Kërkesë për informacion | Procesuar me mail | Kthyer pergjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plotë | Nuk ka |
27 | 09.07.2024 | Kërkesë per informacion për kapacitetin e emergjencave per mbrojtjen nga zjarri | Procesuar 22.07.2024 | Në planin organizativ, në çdo Administratë të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në qarqe, janë ngritur e funksionojnë shtabet lokale të MNZSH-së, të cilat hartojnë planin e veprimit në nivel rajonal dhe lokal, në bashkëpunim e bashkëveprim me organet e qeverisjes vendore dhe ato të specializuara, si Prefekturat (Zyrat e Emergjencave Civile), Bashkitë, Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH), degët rajonale të IKMT-së, subjektet juridike e fizike, vendas dhe të huaj, që ushtrojnë aktivitete në fondin pyjor dhe kullosor brenda zonave të mbrojtura. Në planin e veprimit, punonjësit e AdZM-ve krahas detyrave të tjera funksionale të ngarkuara me ligj, marrin pjesë në shuarjen e zjarreve në zonat e mbrojtura në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara për fikjen e zjarreve duke vënë në dispozicion pajisjet modeste që disponojnë për fikjen e zjarreve si pompa shpine, kazma lopata e të tjera si këto. | E plotë | Nuk ka |
28 | 16.07.2024 | Ankesë (Bënje) | Procesuar 06.07.2024 | Zona referuar është territor i zonës së mbrojtur të PK “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, shpallur me VKM nr. 59, datë 26.01.2022 ““Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Park Kombëtar” (Kategoria II) e zonave të mbrojtura mjedisore”,si dhe monumenti natyror “Ujërat termale të Bënjës”, shpallur me VKM-në nr. 187, datë 25.03.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa”, të VKM nr. 303, datë 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare”. | E plotë | Nuk ka |
29 | 17.07.2024 | Kërkesë për kopje dokumentash | Procesuar 31.07.2024 | Informacioni i kërkuar përmban një procedurë administrative ndërmjet subjektit privat dhe institucionit publik, si i tillë nuk mund të vihet në dispozicion. | E plotë | Nuk ka |
30 | 17.07.2024 | Kerkese per informacion në lidhje me konsultat që janë kryer me akademikë, shoqërinë civile, shoqatat mjedisore etj., në lidhje me projekt vendimin për shpalljen “Për shpalljen e territorit Pishë Poro-Nartë, peisazh i mbrojtur Ujor/Tokësor”, kategoria e V”, | Procesuar 26.07.2024 | Zona e mbrojur Peizazh i Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë” është shpallur e tillë me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 694, datë 26.10.2022 “Për Ndryshimin e statusit të ekosistemit natyror/ligatinor “Pishë Poro – Nartë” nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në “Peizazh i Mbrojtur” (kategoria V e zonave të mbrojtura). Duke qënë se ky projektvendim synon përputhjen me parashikimet e reja ligjore dhe kemi të bëjmë vetëm me ndryshime të elementëve tekniko-formalë të saj dhe jo ndryshime në sipërfaqe, Ju sqarojmë se konsultat dhe takimet e përmendura në relacionin e projekt vendimit, janë takimet e mbajtura gjatë kohës së kryerjes së studimit të rivlerësimit të sistemit të zonave të mbrojtura të vitit 2019. Për realizimin e objektivave të këtij studimi u kryhen disa verifikime në terren, mbi 42 takime, në 12 qarqe, nga të cilat 3 ishin rajonale; një numër të konsiderueshëm diskutime me Administratat e Zonave të Mbrojtura (AdZM), Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC), botën akademike dhe universitetet etj. | E plotë | Nuk ka |
32 | 26.07.2024 | Ankesë për ndërtime pa leje në plazhin e Gjipesë | Procesuar nga AdZM | Kthyer përgjigje nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura. | E plotë | Nuk ka |
33 | 07.08.2024 | Kërkesë për informacion: Sa sipërfaqe rezultoi e djegur gjatë vitit 2023 në Pishë Poro? Sa pisha/ apo ndonjë lloj tjetër pemë janë mbjellë në Pishë Poro pas djegies? Sa sipërfaqje nga pylli u mboll pas zjarrit? | Procesuar 16.08.2024 | Në zonën e mbrojtur PM “Pishë Poro - Nartë”, e cila shtrihet në territorin e Bashkisë Fier dhe administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, rezultoi se nga zjarri i vitit 2023 është përshkruar gjithsej një sipërfaqe prej 818.5 ha, nga kjo e djegur është vlerësuar 365.78 ha. Janë mbjellë 2250 fidanë pyjorë 2-3 vjeçarë me skemën e pyllëzimit (3m x 3m), me një sipërfaqe prej 2.07 ha. Është eksperimentuar dhe metoda e mbjelljeve me farë pishë të butë në sipërfaqen prej 1(një) ha me skemën 2500 fara/ha. Gjithashtu, vlen të përmendet që në PM “Pishë Poro - Nartë”, ka filluar të instalohet filizëria nga rënia e farave nga drurët farorë. Nga ana e AdZM Fier janë marrë masa që në këtë zonë, të mos lejohen kullotja me bagëtitë. | E plotë | Nuk ka |
34 | 20.08.2024 | Kërkesë për informacion mbi Park Natyror Lumi Vjosë | Procesuar 02.09.2024 | Vendosur në dispozicion linku. | E plotë | Nuk ka |
35 | 28.08.2024 | Kërkesë për informacion mbi Hidrocentralin Thirrë | Procesuar 09.09.2024 | Vendosur në dispozicion harta. | E plotë | Nuk ka |
36 | 03.09.2024 | Kërkesë për informacion mbi lagunat dhe shtigjet | Procesuar 17.09.2024 | Vendosur në dispozicion. | E plotë | Nuk ka |
38 | 03.09.2024 | Kërkesë për informacion mbi zonat urbane në Vjosë | Procesuar 17.09.2024 | Vendosur në dispozicion linku. | E plotë | Nuk ka |
39 | 09.09.2024 | Kërkesë për informacion cilat janë ndërhyrjet e realizuara për të mbajtur hapur kanalet/grykat në lagunat e vendit në 5 vitet e fundit | Procesuar 20.09.2024 | Kopje e studimit të kryer mbi sedimetimin e dinamikës së vijës bregdetare jepet në link. Kopje e studimit të kryer mbi sedimetimin e dinamikës së vijës bregdetare jepet në link. https://www.swisstransfer.com/d/ab72d64c-6eb1-419d-8b87-1364666cf0b5 | E plotë | Nuk ka |
40 | 23.09.2024 | Kërkesë për informacion të qartë mbi projektin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit pranë banjave termale të Bënjës dhe efektet e tij në mjedis në kushtet e statusit të mbrojtjes. | Procesuar 30.09.2024 | Territori ku ndodhen Ujërat Termale të Benjës është pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar (PK) “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, shpallur me VKM nr. 59, datë 26.01.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes të ekosistemeve natyrore Park Kombëtar (kategoria e II) të zonave të mbrojtura mjedisore”, nënzona rekreacionit (ZR), Aneksi 2. Deri tani në këtë zonë, ende nuk është ndërhyrë me kryrje punimesh. | E plotë | Nuk ka |