Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
1 | 7.01.2023 | Vënie në dispozicion të një studimi | 09.01.2023 | | Përfunduar | Nuk ka |
2 | 20.01.2023 | A lejohet peshkimi në Valbonë | 23.01.2023 | | Përfunduar | Nuk ka |
3 | 08.02.2023 | Ndotje në Lin | 24.02.2023 | | Përfunduar | Nuk ka |
4 | 17.02.2023 | ZM Durrës | 06.03.2023 | | Përfunduar | Nuk ka |
5 | 23.02.2023 | Kërkesë lidhur me sinjalizimet | | | Përfunduar | Nuk ka |
6 | 27.02.2023 | Studimi për breshkat | 03.04.2023 | | Përfunduar | Nuk ka |
7 | 29.03.2023 | Vënie në dispozicion mbi: 1. Vendimet e KKT-se sipas neneve 13 dhe 36 per Ligjin e Z.M; 2.Hartën e kufirit te Z.M për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa; 3. Hartën e zonimit të brendshëm. | Procesuar 05.04.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
8 | 29.03.2023 | Vënie në dispozicion mbi: Hartën e kufirit te Z.M (Monument natyre) "Për shpalljen e habitatit të tulipanit shqiptar" si edhe hartën e zonës buferike. | Procesuar 05.04.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
9 | 11.04.2023 | Vënie në dispozicion të studimit të plotë të shpalljes së lumit Vjosa, informacion mbi speciet e florës dhe faunës si edhe hartën e shpërndarjes së tyre sipas studimit. | Procesuar 02.05.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
10 | 29.05.2023 | Kopje të mendimit të dhënë nga AKZM në lidhje me ndërtimin e Hidrocentralit Kuç nga Shoqëria “AGE Kuç” shpk. | Procesuar 02.06.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
11 | 01.06.2023 | Rivënie në dispozicion të studimit të plotë të shpalljes së lumit Vjosa, informacion mbi speciet e florës dhe faunës (nuk aksesohet dot). | Procesuar 21.06.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
12 | 02.06.2023 | Sa fonde ka përthithur Shqipëria përmes donatorëve për liqenin e Prespës, vënie në dispozicion të projekteve konkrete. | Procesuar 15.06.2023 | Kthyer përgjigje bashkëlidhur informacionin e kërkuar | E plotë | Nuk ka |
13 | 12.06.2023 | Kërkohet informacin mbi vendimin e KKT-së për të hequr sipërfaqen në qendër të zonës së mbrojtur së Vjosës, përse nuk është kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi ? | Procesuar 22.06.2023 | Në linkun më poshtë do të gjeni Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 10, datë 28.12.2020 "Për miratimin e kufijve të zonave të mbrojtura" dhe hartën shoqëruese, I cili ka miratuar kufijtë e zonave të mbrojtura mjedisore, ndër to edhe kufirin e Peizazhit të Mbrojtur Tokësor/Ujor "Pishë Poro-Nartë" | E plotë | Nuk ka |
14 | 13.06.2023 | Sipas vlerësimit të Agjencisë suaj Parku Ujor "Tushemisht-Drilon" ka qenë në një gjendje të përkeqësuar mjedisore. Cilat kanë qenë problematikat konkrete ? | Procesuar 10.07.2023 | Realizimi i këtij projekti është shumë i nevojshëm, pasi prej vitesh në këtë zonë është krijuar një gjendje e përkeqësuar mjedisore duke i sjellë dëmtime të ndryshme “Parkut ujor Tushemisht – Drilon”. Ky projekt është diskutuar me përfaqësues të Bashkisë Pogradec, të Administratës së Zonave të Mbrojtura Korcë dhe me përfaqësues të UNESCO-s pasi shtrihet në një zonë që ka status mbrojtje. Është nevojë e domosdoshme që ka kjo zonë për të ndërhyrë me punime, sidomos për pastrimin dhe mënjanimin e ujërave të zeza që derdhen në lumin e Drilonit, në rregullimin e rrjetit të ujit të pijshëm, në infrastrukturën elektrike, në përforcimin e skarpatave të lumit, në mbrojtjen e florës dhe të faunës ekzistuese dhe në krijimin e mjediseve me hapësira dhe gardhe të gjelbërta në këtë mini-park. | E plotë | Nuk ka |
15 | 21.06.2023 | Informacion ose dokumente për Monumentin e Natyrës "Kanionet e Osumit" në Skrapar | Procesuar 30.06.2023 | Referuar Ligjit nr.81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 17, Monument natyror (kategoria e III-të e zonave të mbrojtura). Në pikën 2, citohet: “Në një "Monument Natyror”, zbatohet shkalla e mbrojtjes e njëjtë me “Rezervën strikte”. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike e arkeologjike, për të cilat është shpallur monument natyre. Nga verifikimet e kryera në territor, nëpërmjet Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, rezulton se në të gjithë gjatësinë e zonës së mbrojtur të Monumentit Natyror “Kanionet e Osumit”, nuk ka dhe nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër me apo pa leje nga AKZM/AdZM Berat. | E plotë | Nuk ka |
16 | 21.06.2023 | Propozim Bashkëpunimi për Kampin e 51-te Rajonal të Restaurimit | Procesuar 29.06.2023 | Konfirmim i bashkëpunimit | E plotë | Nuk ka |
17 | 29.06.2023 | Në cilat zona përshkon projekti TAP në Shqipëri? | Procesuar 04.07.2023 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk disponon të dhëna mbi këtë projekt. | E plotë | Nuk ka |
18 | 29.06.2023 | Të vihet në dizpozicion statistika për numrin e vizitorëve që kanë hyrë (vizituar) në "Syrin e kaltër" në periudhën prill-tetor të vitit 2021 dhe prill-tetor të vitit 2022 dhe nëse është e mundur edhe periudhën prill-maj të vitit aktual. | Procesuar vetem me e-mail 30.06.2023 | Përsa ju kërkoni lidhur me statistikat për numrin e vizitorëve hyrës në zonën e mbrojtur PN “Syri i Kaltër”, ju dërgojmë të dhënat sipas periudhave të kërkuara, si më poshtë: Periudha Prill – Tetor viti 2021: Total: 58758; Vendas: 30608; Të huaj: 28150 Periudha Prill – Tetor viti 2022: Total: 137996; Vendas: 51111; Të huaj: 86885 Periudha Prill – Maj viti 2023: Total: 13423; Vendas: 3113; Të huaj: 10310 | E plotë | Nuk ka |
19 | 30.06.2023 | Përse Ministria e Turizmit dhe Mjedisit lejon aktivitetin e guroreve brenda Zonave të Mbrojtura? | Procesuar 04.07.2023 | Mbështetur në dokumentacionin ligjor brenda territorit të zonave të mbrojtura, edhe për aktivitetin “Gurore me karrierë të hapur”, janë vetëm 2 (dy) subjekte që zhvillojnë aktivitetin në zonën e mbrojtur të PMT/U “Liqeni i Pogradecit”, shpallur me VKM-në nr. 80, datë 18.02.1999, në nënzonën e përdorimit tradicional dhe të qëndrueshëm (ZPT/Q). Këto 2 (dy) subjekte janë pajisur me leje dhe e zhvillojnë aktivitetin në këtë zonë qysh në kohën e ish-Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Pogradec dhe janë kontrata të mbartuara. Aktualisht këto subjekte e kanë vazhduar aktivitetin mbështetur në kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojturra”, Urdhërit të Ministrit të Mjedisit nr.129, datë, 23.06.2016 “Për miratimin e procedurës së dhënies në përdorim me kontratë qiraje të sipërfaqeve në zonat e mbrojtura”, VKM-së 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, Udhëzimit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr.1, datë 10.02.2021 “Për rregullat e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve që ofron zona e mbrojtur mjedisore dhe pagimin e çmimeve për to”. | E plotë | Nuk ka |
20 | 27.06.2023 | Kërkesë për leje për xhirime në liqenin e Prespës. | Procesuar 10.07.2023 | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shprehet parimisht dakord që të filmoni në territorin e Parkut Kombëtar “Prespë”, në periudhën korrik - shtator 2023. Megjithatë, stafi që do të kryejë filmimet do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) Korçë. | E plotë | Nuk ka |
21 | 30.06.2023 | A ka statistikë në institucionin tuaj , se sa është vlera e dëmit, e vlerësuar nga ana e administratës së zonave të mbrojtura referuar nenit 68 te ligjit nr.81/2017, për te gjithë territorin e Shqipërisë për vitin 2022, dhe vitin 2023 ? | Procesuar 10.07.2023 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
22 | 05.07.2023 | Kërkim leje për të zhvilluar një ekspeditë speleologjike me karakter eksplorues dhe shkencor në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (pjesa e Valbonës). | Procesuar 03.08.2023 | AKZM shprehet parimisht dakord për zhvillimin e kësaj ekspedite në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (pjesa e Valbonës), shpallur me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 59, datë 26.01.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) e zonave të mbrojtura mjedisore”. | E plotë | Nuk ka |
23 | 06.07.2023 | Cilat është kundërpërgjigja e institucionit tuaj ndaj akuzave të bëra nga ish-Drejtori i Zonave të Mbrojtura që institucioni i mësipërm ka mungesë stafi, emërime pa marrë mendimin e AdZM-së dhe larg nga Zonat e Mbrojtura, mungesë karburanti që pengon punën, mungesë logjistike dhe uniformash? | Procesuar me postë 19.07.2023 | Referuar pikës 7, Kreu II, të VKM nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, struktura dhe organika e punonjësve të AKZM-së dhe të AdZM-ve miratohen me urdhër të Kryeministrit. Bazuar në pikën 2, të Kreut V, të VKM nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, marrëdhëniet e punës së punonjësve të administratave të zonave të mbrojtura rregullohen sipas Kodit të Punës. Pra, për krijimin e marrëdhënive punëdhënës- punëmarrës, AKZM detyrohet të zbatojë dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit e kryen rekrutimin e punonjësve konform procedurave dhe përcaktimeve ligjore në fuqi. Sa i takon pyetjes në lidhje me mungesën e logjistikës, karburantit dhe uniformave ju informojmë se AKZM është institucion buxhetor, që financohet nga buxheti i shtetit. AKZM siguron përdorim efikas dhe ekonomik të fondeve publike në përputhje me buxhetin e miratuar. | E plotë | Nuk ka |
24 | 06.07.2023 | A ka një reagim lidhur me dorëheqjen e Drejtorit të AdZM Fier, dhe problematikave të shprehura në letrën e dorëheqjes drejtuar Drejtoreshës së përgjithshme? | Per njohje | Nuk ka asnjë reagim nga AKZM. | E plotë | Nuk ka |
25 | 07.07.2023 | Kërkesë për leje eksplorimi nga një grup speleologesh Italian. | Procesuar 03.08.2023 | AKZM shprehet parimisht dakord për zhvillimin e eksplorimit. | E plotë | Nuk ka |
26 | 10.07.2023 | Kërkesë për informacion lidhur me subjektet e licensuara për të ushtruar veprimtarinë e guroreve (nxjerrjes së mineraleve që lidhen me këtë aktivitet, si nxjerrja e gurit gëlqeror, argjilit, gurëve dekorativë etj.) dhe për aktivitetin e prodhimit të lëndës së parë gëlqere përmes furrave, për periudhën 2010-korrik 2023. | Procesuar 20.07.2023 | Lidhur me periudhën 2010 – korrik 2023, që kërkoni informacion, ju bëjmë me dije se institucioni jonë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Administratat Rajonave të Zonave të Mbrojtura në qarqe, janë krijuar në vitin 2015, po kështu dhe 3 (tre) zonat e mbrojtura në të cilat është zhvilluar aktiviteti i nxjerrjes së gurit gëlqeror dhe ai dekorativ, ku 2 (dy) prej tyre janë shpallur në vitin 2018. Në dy zonat ku është zhvilluar aktiviteti i nxjerrjes së gurit gëlqeror dhe ai dekorativ janë lëshuar leje për zhvillimin e aktivitetit nga organet përkatëse për disa subjekte, të cilët kanë vazhduar aktivietin e tyre në këto zona. Me VKM nr. 468, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e ekosistemit natyror Krastë – Verjon “Peizazh i Mbrojtur”, një pjesë e zonës së Krastës në Krujë, u bë pjesë e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura. Në këtë zonë kanë zhvilluar aktivitetin minerar para shpalljes me status “zonë e mbrojtur”, gjithsej 13 subjekte të cilët kanë qenë pajisur me lejet përkatës po kështu edhe në sipërfaqen e zgjeruar të PK “Mali i Tomorrit”, shpallur me VKM nr. 467, datë 26.07.2018 dhe rikonfirmuar me VKM nr. 611, datë 11.09.2019 për, “Zgjerimin e sipërfaqes se Parkut Kombëtar Mali i Tomorrit”, si pjesë përbërëse e këtij parku, zhvillonin aktivitetin e nxjerrjes së gurit dekorativ gjithsej 19 subjekte. Në PM “Liqeni i Pogradecit”, aktviteti i nxjerres së gurit gëlqeror (gurore), është bërë nga 4 (katër) subjekte, në sipërfaqe shumë të vogla. | E plotë | Nuk ka |
27 | 12.07.2023 | Dërguar përsëri: "A ka statistikë në institucionin tuaj , se sa është vlera e dëmit, e vlerësuar nga ana e administratës së zonave te mbrojtura referuar nenit 68 te ligjit nr.81/2017, për të gjithë territorin e Shqipërisë për vitin 2022 dhe vitin 2023?" | Procesuar 15.08.2023 | Procesuar me postë | E plotë | Nuk ka |
28 | 14.07.2023 | Ankesë nga banorët e selenicës | Procesuar 15.08.2023 | Procesuar me postë | E plotë | Nuk ka |
29 | 19.07.2023 | Konfirmim, nëse vendi i zhvillimit të verprimtarisë për të cilën operatori kërkon të pajiset me leje mjedisi ndodhet në zonë të mbrojtur? | Procesuar 20.07.2023 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
30 | 19.07.2023 | A ka nisur “kompania Eni Albania” B.V punën në bllokun e Dumresë në dijeni të institucionit tuaj? | Procesuar 28.07.2023 | Sipas informacionit dhe verifikimit të kryer në terren nga Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM), Qarku Elbasan, rezulton se “Kompania Eni Albania” sh.p.k., deri tani nuk ka kryer asnjë lloj punimi në bllokun e Dumresë, në zonën ku ndodhen edhe 4 (katër) monumente natyror dhe konkretisht: Hinka e Kosovës, Liqeni i Degës, Liqeni i Seferanit dhe Mali (Shkëmbi) i Gradishtës. | E plotë | Nuk ka |
31 | 21.07.2023 | Konfirmim, nëse vendi i zhvillimit të veprimtarisë për të cilën operatori kërkon të pajiset me leje mjedisi ndodhet në zonë të mbrojtur? | Procesuar 28.07.2023 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
32 | 21.07.2023 | A ka një listë të lejuar të pesticideve dhe plehrave kimike dhe atyre që janë të ndaluara për t'u përdorur për qëllime bujqësore në Zonat e Mbrojtura? Cilat janë Zonat e Mbrojtura në shkallë vendi që kërcënohen nga përdorimi tej normës i PMB të lejuara dhe PMB të ndaluara? | Procesuar 03.08.2023 | Në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, neni 20, pika 5 e tij sanksionon; “Për ushtrimin e veprimtarive, a) përdorimi i kimikateve e i pesticideve për tokat bujqësore, është i mjaftueshëm miratimi me shkrim i administratës së zonës së mbrojtur mjedisore”; Për rastin konkret, vënie në dispozicion korespondencën që AdZM Korçë, ka patur me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, Qarku Korçë. | E plotë | Nuk ka |
33 | 24.07.2023 | Kopje të mendimit të AKZM, në lidhje me zhvillimin nga shoqëria “KESH” sha i projektit. | Procesuar 03.08.2023 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
34 | 28.07.2023 | Kerkohet informacion ne lidhje me Zonën e Mbrojtur "Bredhi i Drenovës" : 1. Statusin aktual të mbrojtjes për këtë zonë; 2. Kopjen e VKM-së që është në fuqi për statusin aktual të kësaj zone; 3. A ka plan menaxhimi për këtë Zonë të Mbrojtur? | Procesuar 04.08.2023 (nëpermjet e-mail) | Kthyer përgjigje nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korcë. | E plotë | Nuk ka |
35 | 29.08.2023 | Kërkim informacioni lidhur me zbatimin e planit operacional antikanabis, për periudhën Janar-Gusht 2023. | Për njohje | Kthyer përgjigje nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Shkodër. | E plotë | Nuk ka |
36 | 30.08.2023 | Përse pagesat bëhen me dorë kur ka një sistem elektronik të financuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP)? | Procesuar 08.09.2023 | Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se kjo problematikë ka ndodhur para disa kohësh, në Posto - Bllokun Dajtit, për shkak të djegjes së transformatorit që furnizon me energji elektrike këtë zonë. Për këtë arsye ka qenë jashtë funksionit furnizimi me energji elektrike i posto - blloku elektrik dhe kamerat e sigurisë në Dajt, dhe pagesat janë bërë nëpërmjet dhënies së biletave fizike dhe marrjes së lekëve në dorë. | E plotë | Nuk ka |
37 | 01.09.2023 | Informacion ose dokumente për projektet, investimet dhe fondet e akorduara për rehabilitimin e zonës së mbrojtur pranë Ujërave Termale të Bënjës në Përmet. | Procesuar 08.09.2023 | Vendosur në dispozicion | E plotë | Nuk ka |
38 | 18.09.2023 | Kërkim informacioni në lidhje me tenderin për "Planin e Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali i Dajtit". | Procesuar 27.09.2023 | Agiencia Kombëtare e Zonave të Mbroitura, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, ka Zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt "Shërbim, me objekt: *Plani i integruar i menaxhimit për Parkun Kombëtar Mali i Dajti", me nr. REF-44766-10-07-2022. Procedura ështe zhvilluar konform përcaktimeve ligjore në fuqi dhe nën mbikqyrjen e Agjencisë së Prokurimit Publik,si një institucion qendror përgjegjës në vend për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik. Kjo procedure është publikuar edhe në buletinin e publikimeve të APP-se, me Buletin nr. 143 datë 17 Tetor 2022. | E plote | Nuk ka |
39 | 28.09.2023 | Kerkese per informacion mbi statistikat e procesverbaleve te mbajtura | Procesuar 03.10.2023 | Kthyer pergjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plote | Nuk ka |
40 | 29.09.2023 | Kërkesë për një informacion zyrtar lidhur me këtë zonë të veriut të Shqipërisë, Nikaj-Merturin. A keni në arkivat tuaja ndonjë projekt zhvillimi që përmend këtë zonë? | Procesuar 05.10.2023 | Zona e Nikaj-Merturit nuk është pjesë e Zonave të Mbrojtura, si rrjedhojë nuk kemi informacion me planet e zhvillimit në këtë zonë. | E plote | Nuk ka |
41 | 04.10.2023 | Në kuader të një shkrimi lidhur me situatën e zjarreve në zonën e Pishë Poros në Fier po paraqes interesimin pranë institucionit. | Procesuar 10.10.2023 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
42 | 13.10.2023 | Referuar vendodhjes ku po zhvillohet projekti: Industritë energjitike “ID 1.7 Gaz natyror aromatik përveç rasteve kur veprimtaria është e lidhur me Tipin A, ose përzjerje e aromave” me vendndodhje në bashkinë Durrës, Porto Romano, ish Nish Kimikja, kjo zonë a bën pjesë në zonat e mbrojtura sipas kuadrit ligjor aktual në fuqi? | Procesuar 19.10.2023 | Pas verifikimit, rezulton se nuk ndodhet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura. | E plote | Nuk ka |
43 | 30.10.2023 | 1.Kush janë shpendët që rrezikojnë të zhduken në Shqipëri? 2.Sa është numri i individëve te shqiponjave dhe një krahasim me censusin e fundit? 3.Sa është numri i individëve të pelikanëve dhe një krahasim me censusin e fundit? 4.Sa është numri i hutave? 5.Kush janë shkaqet e rënies së individëve për secilin prej këtyre specieve? 6.A ka funksionuar moratorium për gjuetinë? 7.Si paraqitet situata pas moratoriumit? | Procesuar 02.11.2023 | Kthyer përgjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plote | Nuk ka |
44 | 02.11.2023 | Kërkojmë të vihet në dispozicion informacion mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të hartuar për heqjen e statusit si zonë e mbrojtur të Parkut Natyror lumi Vjosa. Kërkojmë një kopje të VNM-së dhe numrin e komisionit të vendimit në Agjencisë Kombetare e Mjedisit. | Procesuar 13.11.2023 | Vlerësimi I Ndikimit në Mjedis e gjeni në “Raportin e Studimit të Fisibilitetit “. Materialin në shqip dhe anglisht e gjeni në linkun e mëposhtëm, në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. https://turizmi.gov.al/park-kombetar-lugina-e-vjoses/ | E plote | Nuk ka |
45 | 03.11.2023 | Kërkoj kopje (digjitale) të zonës së Pishë-Poros (Peizazh i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë) e cila u prek nga zjarri i fundshtatorit, kopje të cilat AKZM-ja i shpërndau edhe gjatë aktivitetit për përmirësimin e situatës në Pishë-Poro, në kuadrin "Punëtoria e gjelbër". | Procesuar 06.11.2023 | Vendosur në dispozicion | E plote | Nuk ka |
46 | 09.11.2023 | Bazuar në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë numrin e vizitorëve për periudhat Janar – Dhjetor 2021, Janar – Dhjetor 2022 dhe Janar – Tetor 2023 për zonat e mbrojtura: Syri i Kaltër, Vain-Kune-Tale-Patok-Fushekuqe-Ishëm dhe Mali i Dajtit. | Procesuar 14.11.2023 | 1.Për zonën e mbrojtur PN “Syri Kaltër”: Janar – Dhjetor, 2021: Total: 58758; Vendas: 30608; Të huaj: 28150 Janar – Dhjetor, 2022: Total: 138810; Vendas: 51281; Të huaj: 87529 Janar – Tetor, 2023: Total: 191309; Vendas: 60953; Të huaj: 130356 2. Për zonën e mbrojtur PK “Mali i Dajtit”: Janar – Dhjetor, 2021: Total: 66198; Vendas: 43425; Të huaj: 22773 Janar – Dhjetor, 2022: Total: 70560; Vendas: 35619; Të huaj: 34941 Janar – Tetor, 2023: Total: 149666; Vendas: 82329; Të huaj: 67337 3.Për zonën e mbrojtur RNM “Kune - Vain - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm”: Janar – Dhjetor, 2021: Total: 67159; Vendas: 61549; Të huaj: 5610 Janar – Dhjetor, 2022: Total: 80978; Vendas: 72884; Të huaj: 8094 Janar – Tetor, 2023: Total: 78489; Vendas: 69401; Të huaj: 9088 | E plote | Nuk ka |
47 | 09.11.2023 | Bazuar në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë informacion mbi sipërfaqen e djegur në zonën e mbrojtur Pishë poro-Nartë. | Procesuar 14.11.2023 | Pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura është ngritur Shtabi Qendror i MNZSH-së i përbërë nga përfaqësues të administratës qëndrore. Në çdo Administratë të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në Qarqe, janë ngritur e funksionojnë shtabet lokale të MNZSH-së, të cilat hartojnë planin e veprimit në nivel rajonal dhe lokal, në bashkëpunim e bashkëveprim me organet e qeverisjes vendore dhe ato të specializuara, si Prefekturat (Zyrat e Emergjencave Civile), Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH), Bashkitë, subjektet juridike e fizike, vendas dhe të huaj, që ushtrojnë aktivitete në fondin pyjor dhe kullosor brenda zonës së mbrojtur. Lidhur me situatën në zonën e mbrojtur PM “Pishë Poro - Nartë”, për rënien e zjarrit në pjesën që shtrihet në territorin e Bashkisë Fier dhe administrohet e monitorohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, nga vleresimi paraprak rezulton se është përshkruar nga zjarri një sipërfaqe prej 818.5 ha, nga kjo e djegur e vlerësuar paraprakisht 365.78 ha, me një vlerë dëmi 112774750 lekë. | E plote | Nuk ka |
48 | 09.11.2023 | Bazuar në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë informacion mbi pyllëzimet në zonat e mbrojtura nga viti 2021 deri në datë 31 tetor 2023. | Procesuar 14.11.2023 | Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që në fillim ndërmori një aksion të madh për mbjelljen e 20 milion e dyqindmijë pemëve në të gjithë territorin e vendit. Kështu me nismën “Krijo O2 tënd”, u hartua një program pune për realizimin e këtij treguesi. Edhe Agjendcia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) me Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Qarqe si struktura varësie të MTM ndërmorën nisma për mbjelle pemësh brenda territorit të zonave të mbrojtura mjedisore. Pikërisht gjatë kësaj periudhe janë marrë iniciativa të ndryshme për mbjellje fidanësh pyjor/frutor sidomos në sipërfaqet pyjore që janë djegur, janë të zhveshura e të eroduara. Për kryerjen e punimeve në mbjelljen e fidanëve pyjor/frutor, janë angazhuar shumë aktorë të ndryshëm nëndrejtimin e administratave tona të zonave të mbrojtura në qarqe. | E plote | Nuk ka |
49 | 10.11.2023 | Bazuar në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë të na vendoset në dispozicion kopja e planit të menaxhimit për Parkun Natyror Liqeni i Ulzës. | Procesuar 20.11.2023 | Ju sqarojmë se drafti I Planit të Menaxhimit për Parkun Natyror "Liqeni i Ulzës" është në proces vlerësimi/ miratimi nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Me përfundimin e procesit ai do të jetë publik për të gjithë palët e interesuara. Sa i takon procedurës së prokurimit, nëpërmjet të cilës është prokuruar fondi për kryerjen e këtij shërbimi, ju sqarojmë se kjo procedurë ëshë zhvilluar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sipas parashikimeve ligjore të prokurimit publik. Të dhënat për këtë procedurë i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) www.app.gov.al. | E plote | Nuk ka |
50 | 15.11.2023 | “Forcat e Armatosura Shqiptare dhe kolegë të 7 vendeve të rajonit po stërviten në Bizë, në kuadër të programit “Ballkani i fortë 2023″” a eshte marrë miratimi juaj për këtë aktivitet në zonën e mbrojtur Mali me Gropa-Bize-Martanesh? | Procesuar 04.12.2023 | Në kuadrin e bashkëpunimit me strukturat e NATO-s dhe me vendet që kemi marrëveshje dypalëshe në fushën e mbrojtjes, stërvitjet ushtarake zhvillohen në “Poligonin Kombëtar”, që ndodhet në territorin e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror “Mali me Gropa - Bizë - Martanesh”, shpallur me VKM nr. 60, datë 26.01.2022 Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit e të Sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”, Poligoni është me sipërfaqe të përgjithshme prej 18 800 ha është i ndarë në 5 prona (zona stërvitje), shtrihen në nënzonën qëndrore (ZQ) dhe nënzonën e përdorimit tradicional dhe të qëndrueshëm (ZPT/Q). Edhe për vitin 2023 Shtabi i Përgjithshëm i Farcave të Armatosura/Komanda Mbështetëse ka kërkuar bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura, Qarku Tiranë, me shkresën nr. 222 prot., datë 13.01.2023 “Kërkesë bashkëpuniumi, për riparimin e segmentit të rrugës Kroi i Kuq – Pajet si dhe rrugët e brendshme në rajonin e Stërvitjes Pajet”. Administrata e Zonave të Mbrojtura, Qarku Tiranë, është përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror “Mali me Gropa - Bizë - Martanesh”, dhe vazhdimisht monitoron gjendjen në zonë duke bashkëpunuar me strukturat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, për pastrimin e territorit. | E plote | Nuk ka |
51 | 17.11.2023 | 1.A ka iniciativa për ndryshimin e Ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe për ndërhyrje në zhvillim të aktiviteteve të Zonave të Mbrojtura? Nëse po, cili është institucioni që e ka kërkuar? | Procesuar 06.12.2023 | Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të procesit për Integrimin Evropian ka ndërmarrë inisiativën për rishikimin e legjislacionit mjedisor dhe përafrimin e tij me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Evropian, në perputhje me kërkesat që ky proces parashikon. Gjithashtu në zbatim të VKM nr. 862 datë 27.12.2022 "Për miratimin e Programit të Përgjithshëm Analitik të Projekteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrace gjatë vitit 2023", ështe ngritur grupi i punës me Urdhrin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr.251, datë 31.07.2023 "Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektakteve të planifikuara për katër mujorin e tretë në zbatim të programit të përgjithshëm analitik të projektakteve për vitin 2023". Referuar këtij Urdhri, ndër të tjera është parashikuar dhe hartimi i projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr. 81/2017 "Për zonat e mebrojtura", i cili po i nënshtrohet këtij procesi sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi. | E plote | Nuk ka |
52 | 23.11.2023 | Kërkesë për dërgesë në format elektronik urdhrin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, të dalë në zbatim të nenit 17 pika 4 e Ligjit nr. 81/ 2017 "Per Zonat e Mbrojtura". | Procesuar 08.12.2023 | Në pikën 4, të nenit 17, të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, citohet se: “Në përputhje me shkallën e mbrojtjes së monumentit dhe me potencialet turistike e rekreacionin e zonës, ministri miraton me urdhër rregulla të veçanta për vizitat ose kalimin e vizitorëve a të turistëve, për afate të shkurtra kohore”. Referuar parashikimit ligjor të mësipërm, Ju sqarojmë se nuk ekziston një urdhër i përgjithshëm dalë në zbatim të këtij neni, pasi ky është një proces i cili kryhet rast pas rasti, në varësi të kërkesave specifike për kryerjen e këtyre veprimtarive. | E plote | Nuk ka |
53 | 23.11.2023 | A ka një vlerësim paraprak nga institucioni juaj se sa është sipërfaqja e përshkuar nga zjarret në zonën e mbojtur të Pishë Poros dhe dëmi i vlerësuar nga ana e administratës së zonave të mbrojtura ? | Procesuar 30.11.2023 | Sipërfaqja e përshkruar nga zjarri është rreth 900 ha, ndërsa sipërfaqja e djegur përfundimisht nuk mund të vlerësohet tani, pasi zjarri është akoma akytiv dhe nuk mund të hyjmë në brendësi të ngastrave. Vlerësimi I dëmit do të bëhet nga një grup pune I përbërë nga specialistë të AdZM Fier dhe Fakulteti i Pyjeve. Ky vlerësim kërkon kohë për t'u realizuar, nisur edhe nga fakti se sipqrfaqja që ka përshkuar zjarri është e konsiderueshme. | E plote | Nuk ka |
54 | 04.12.2023 | Kërkesë për informacion mbi termat e referencës LEAD Consulting | Procesuar 22.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
55 | 04.12.2023 | Kërkesë për informacion mbi "hartimi I projektit shtigjet në ZM" | Procesuar 22.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
56 | 05.12.2023 | Kërkesë për informacion mbi termat e referencës hartuar nga Civil Engineering | Procesuar 22.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
57 | 14.12.2023 | Kërkesë për informacion për konstatimet e kryera në ZM Qafebush-Kuturman | Procesuar 29.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
58 | 14.12.2023 | Kërkesë për informacion mbi planet e menaxhimit të ZM | Procesuar 29.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
59 | 14.12.2023 | Kërkesë për informacion për disa procedura nga Arabel Studio | Procesuar 29.12.2023 | Vendosur në dispozicion linku | E plote | Nuk ka |
60 | 15.12.2023 | Përcillet kërkesë për informacion për planin e Menaxhimit të Ulzës | Procesuar 29.12.2023 | Kthyer përgjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plote | Nuk ka |
61 | 15.12.2023 | Përcillet kërkesa për informacion e qendrës Faktoje: Për cilat arsye janë parashikuar ndryshime në ligjin nr 81/2017 për “Zonat e Mbrojtura”? | Procesuar 29.12.2023 | Kthyer përgjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plote | Nuk ka |
62 | 15.12.2023 | Përcillet kërkesa për informacion për shpalljen e gjirit të Porto Palermos | Procesuar 18.12.2023 | Kthyer përgjigje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | E plote | Nuk ka |
63 | 27.12.2023 | "Me VKM nr.432 të datës 28.04.2012 është zgjeruar zona e mbrojtur Kune-Vain-Tale, Mirëpo, me vendimin nr. 24 të datës 25.04.2023 të Këshillit Bashkiak Lezhë, që rishikon Planin e Përgjithshëm Vendor, kësaj njësie strukturore i janë ndryshuar parametrat e ndërtimit, konkretisht është rritur numri i kateve të lejuara dhe intensiteti i ndërtimit. A jeni vënë në dijeni të këtij vendimi?" | Procesuar 12.01.2024 | Lidhur me kërkesën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor (PPV) të Bashkisë Lezhë, kemi dhënë mendimin duke u shprehur se njësia strukturore është brenda kufijve të zonës së mbrojtur RNM "Kune - Vain - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm", shpallur me VKM nr. 60, datë 26.01.2022 "Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror (Kategori IV), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit e të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore", në nënzonën e përdorimit tradicional dhe të qëndrueshëm (ZPT/Q). | E plote | Nuk ka |