Lugina e Shales

Lugina e Shalës

Parku Natyror “Lugina e Shalës”, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 60, datë 26.1.2022 u miratua shpallja “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Lugina e Shalës”, me sipërfaqe 10 619.35 ha.

Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon nëpër luginën e Shalës, ku mbledh të gjitha burimet e fshatrave të Shalës dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura dhe më të virgjera në Shqiperi.

Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Lumi i Shalës/Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Ata mund të arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM