September 27, 2022 - In Publikime

Studimi “Vlerësimi i Sistemit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Shqipëri” ka kaluar në disa etapa. Rezultatet e studimit janë publikuar në muajin Dhjetor të vitit 2019, që do të thotë se i gjithë procesi i studimit ka marrë më shumë se dy vite punë.

Gjatë këtij procesi janë zhvilluar 44 takime e konsulta, në të 12 qarqet e vendit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar konsultimit me grupet e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e botës akademike. Janë kryer takime të veçanta me akademikë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore. Janë organizuar 3 takime rajonale (Korçë, Kukës, Lezhë) me përfaqësues të ekspertëve dhe shoqatave lokale, përfaqësues të bashkive, Prefektët e Qarqeve, etj. ku u diskutuan konkluzionet e vlerësimit. Takimet kanë zgjatur mbi 3 orë, ku secili ekspert ka mbajtur shënimet e tij, të cilat janë reflektuar në studim. Gjatë këtyre takimeve janë mbledhur një numër i madh propozimesh me rëndësi për rishikimin, ndryshimin apo zgjerimin e kufijve të zonave të mbrojtura si dhe shpalljen e zonave të reja të mbrojtura. Në datë 17.02.2020 ka pasur një workshop final me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të përfshirë edhe përfaqësuesit e Delegacionit Europian, të ambasadave dhe të agjencive të vendeve të interesuara (GIZ, AICS, SIDA, UNDP, BB, JICA, OSBE, etj.), të kryetarëve të bashkive kryesore, etj., duke prezantuar gjetjet finale të studimit mbi të gjitha vlerësimet e ekspertëve dhe ku në fund ka pasur një konsensus për propozimet e bëra. Studimi i plotë duke përfshirë metodologjinë e përdorur dhe rezultatet është lehtësisht i aksesueshëm dhe transparent për të gjithë publikun në website-in zyrtar të AKZM-së (http://akzm.gov.al/).

Pas dakortësisë që u përmbyll në takimin e fundit të datës 17.02.2020 me të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e OJF-ve, ka patur një konsultim me disa nga ministritë e linjës në muajt Shtator – Dhjetor 2020.

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM