IMG_7312

Rreth Nesh

INSTITUCIONI
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102, datë 4.2.2015, është institucioni qendror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura, në varësi të ministrit dhe ka për detyrë administrimin dhe kontrollin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AKZM ka statusin e Drejtorisë së Përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor organizohet në bazë qarku, sipas administratave rajonale të zonave të mbrojtura. Funksionet, përbërja, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e Agjencisë, si organ qendror i specializuar për zonat e mbrojtura dhe institucioneve të varësisë së saj, parashikohen shprehimisht në këtë ligj, si dhe miratohen me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Struktura dhe organigrama e AKZM-së dhe institucioneve të varësisë së saj miratohen me urdhër të Kryeministrit.
2

FOKUSI YNË

Fokusi kryesor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) është ruajtja dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura dhe i natyrës në Shqipëri. Në detyrat kryesore të AKZM-së përfshihen:
  • udhëheqja, drejtimi, organizimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i strukturave të zonave të mbrojtura që ka në varësi;
  • aktualizimi dhe përmirësimi i përmbajtjes së mbrojtjes e të menaxhimit të zonave, nëpërmjet kultivimit të koncepteve, praktikave e skemave bashkëkohore që përdoren nga vendet e përparuara;
  • menaxhimi dhe administrimi i rrjetit të zonave të mbrojtura, habitateve dhe llojeve natyrore e gjysmënatyrore me interes të ruajtjes, në përputhje me legjislacionin mjedisor shqiptar në fuqi, si dhe me konventat e marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore;
  • krijimi dhe zbatimi i sistemit dokumentar të formatuar e të standardizuar, me të cilin punojnë strukturat menaxhuese të zonave të mbrojtura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • krijimi i Skedarit, Portalit dhe Databazës Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si pjesë e veçantë e Portalit, Skedarit Kombëtar të Mjedisit;                                                                                                                                                                                                       
  • kryerja e analizave dhe përgjithësimeve periodike për problemet bazë të zonave të mbrojtura dhe informimi i vazhdueshëm i ministrit;     
  • krijimi dhe zbatimi i metodologjisë për hartimin e planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura;
  • gjallërimi i edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale e të publikut në tërësi për zonat e mbrojtura;
  • promovimi i formave, metodave, mënyrave racionale për grumbullimin regjistrimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit për zonat e mbrojtura;
  • miratimi i veprimtarive në zonat e mbrojtura, si pjesë e procesit të pajisjes me leje mjedisi për veprimtaritë që kanë ndikim në mjedis në zonat e mbrojtura;
  • mbështetja dhe zhvillimi i aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda zonave të mbrojtura në bashkëpunim me Komisionin e Ndihmës Shtetërore;
  • menaxhimi financiar i rrjetit të zonave të mbrojtura.
Rregullorja e brendshme e organizimit dhe funksionimit të AKZM-së dhe institucioneve të varësisë së saj miratohen me urdhër të ministrit.

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM