Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Edukimi Mjedisor – Shtator 2026
Takim i organizuar nga UNDP me pjesëmarrjen e 28 profesionistëve të rinj të punësuar pranë AdZM-ve në kuadër të projekteve “EU4Nature” dhe “Menaxhimi i Ligatinave”
Në kuadër të programit “Të Rinjtë për Natyrën”, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) mori pjesë në takimin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Tiranë, me pjesëmarrjen e 28 profesionistëve të rinj të punësuar pranë administratave të zonave të mbrojtura, në kuadër të projekteve “EU4Nature” dhe “Menaxhimi i Ligatinave”. Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve profesionale, monitorimin e biodiversitetit, rrjetin Natura 2000 dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Gjatë aktivitetit, specialistët e Edukimit Mjedisor pranë AKZM prezantuan nismën “Klasa e Gjelbër”, e cila synon të afrojë fëmijët dhe të rinjtë me natyrën përmes edukimit, eksplorimit dhe aktiviteteve praktike.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të “Korpusit të Gjelbër Shqiptar”, një iniciativë e Ministrisë së Mjedisit, e drejtuar nga AKZM, që synon angazhimin e të rinjve në edukimin mjedisor, formimin profesional, turizmin e qëndrueshëm dhe ndërhyrjet konkrete në territor. Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, programi synon të kontribuojë në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh që njohin territorin, kuptojnë sfidat mjedisore dhe janë të aftë të sjellin ide e zgjidhje inovative në përputhje me standardet evropiane.
Në vijim, u prezantua edhe Kubi “InNature”, një hapësirë që ndërthur edukimin, kreativitetin dhe ndërveprimin me natyrën. Së shpejti, Kubi pranë Piramidës së Tiranës do të zgjerohet me një hapësirë të re për aktivitete edukative dhe krijuese. Nga edukimi në shkolla te formimi profesional dhe angazhimi në territor, këto iniciativa synojnë të fuqizojnë rolin e brezit të ri si pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Projekti “EU4Nature” financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe zbatohet nga UNDP dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Projekti “Menaxhimi i Ligatinave” financohet nga Fondi Global për Mjedisin (GEF) dhe zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
Nga diplomacia mjedisore te bashkëpunimi konkret për mbrojtjen e detit
Në vijim të pjesëmarrjes së Ministrit të Mjedisit, Z. Sofjan Jaupaj, në edicionin e 17-të të “Monaco Blue Initiative”, organizuar në Monako, Shqipëria po e konkretizon bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit detar. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Société des Explorations de Monaco (Monaco Explorations) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit për zhvillimin e “Mediterranean Missions – Albania Mission”, duke sjellë në Shqipëri kërkim shkencor ndërkombëtar dhe bashkëpunim të ri për mbrojtjen e biodiversitetit detar.
Monaco Explorations është një platformë ndërkombëtare që mbështet angazhimin e Princit Albert II të Monakos për eksplorimin, njohjen dhe mbrojtjen e oqeanit, përmes kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Misioni në Shqipëri do të jetë i treti në serinë “Mediterranean Missions”, pas Greqisë në vitin 2025 dhe Marokut në vitin 2027.
Misioni do të zhvillohet gjatë shtator–tetorit 2027, për rreth 20 ditë.Përmes kërkimit shkencor, mbledhjes së të dhënave mbi biodiversitetin detar dhe aktiviteteve edukative e ndërgjegjësuese, misioni do të kontribuojë në rritjen e njohurive, forcimin e bashkëpunimit shkencor dhe mbrojtjen e ekosistemeve detare.
Takim me përfaqësues të UNDP dhe QKFF të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për zonat e propozuara Natura 2000
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi një takim me përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës (QKFF) të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në kuadër të projektit EU4Nature. Takimi u përqendrua në përgatitjen e Formularëve Standardë të të Dhënave (SDF) për zonat e propozuara Natura 2000.
Në takim morën pjesë znj. Juxhina Spahiu, Drejtoreshë e Përgjithshme e AKZM-së, si dhe përfaqësuesit e QKFF-së: Prof. Dr. Julian Shehu, Përgjegjës i Qendrës, Prof. Asoc. Dr. Ermelinda Gjeta, Prof. Asoc. Dr. Skerdilajd Xhulaj dhe Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi.
Ekspertiza kërkimore dhe të dhënat e QKFF-së mbi florën, faunën dhe biodiversitetin përbëjnë një mbështetje të rëndësishme shkencore për këtë proces, duke kontribuar në cilësinë dhe saktësinë e informacionit të nevojshëm për SDF-të.
Puna do të vijojë në koordinim me UNDP-në dhe sipas afateve të përcaktuara në kuadër të Kapitullit 27, për të avancuar krijimin e rrjetit Natura 2000 dhe për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri.
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në zbatim të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e Mbrojtura”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM-së nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 195, datë 4.10.2024 “Për disa ndryshime në urdhrin nr. 26, datë 03.02.2020, të Kryeministrit “Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, shpall 1 (një) vend të lirë pune në Administratën e Zonave të Mbrojtura Durrës, për pozicionin si më poshtë:
1 (NJË) ROJE MJEDISORE NË ADMINISTRATËN E ZONAVE TË MBROJTURA DURRËS
Thirrje për aplikim
Formular i përshkrimit të punës
Dy lloje të reja karkalecash malorë në Shqipëri
Në vitin 2026, një ekip kërkuesish shqiptarë dhe të huaj përshkroi dy lloje të reja karkalecash malorë të familjes Tettigoniidae: Montana tomorri dhe Montana dani. Studimi i tyre, i botuar në revistën shkencore Zootaxa, shqyrtoi tiparet fizike, tingujt dhe lidhjet mes këtyre llojeve. Zootaxa
Montana tomorri është gjetur në zonën e Tomorit dhe Kulmakut, në lartësi mbi 1700 metra. Sipas materialit të kërkuesve, deri tani nuk është hasur jashtë kësaj zone. Emri i tij i bën jehonë Malit të Tomorit. Ndërsa Montana dani është gjetur në malet e Trebeshinës, Lunxhërisë dhe Nemërçkës.
Dy llojet dallohen edhe nga forma e krahëve të përparmë të meshkujve, të quajtur tegmina. Te M. tomorri, ato janë më të ngritura dhe majat zakonisht takohen; te M. dani, janë më të sheshta dhe majat qëndrojnë të ndara.
Ky zbulim na njeh më mirë me biodiversitetin e maleve të Shqipërisë dhe tregon sa shumë mbetet për t’u studiuar në habitatet e tyre.
Angazhim i përbashkët për pastrimin dhe mbrojtjen e bregdetit
Më 18 shtator, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) zhvilluan aksione pastrimi në Velipojë, Fllakë, Divjakë, Vain dhe Zvërnec. Në këto aktivitete u përfshinë nxënës, institucione partnere dhe banorë të komunitetit lokal.
Në bregdetin e Velipojës, pjesë e Peizazhit Ujor Tokësor të Mbrojtur “Lumi Buna–Velipojë”, u zhvillua një aktivitet pastrimi dhe ndërgjegjësimi së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Vat Martini”. AdZM Durrës, në bashkëpunim me punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, pastroi zonën e Fllakës, në peizazhin e mbrojtur “Bisht-Kamëz”.
Në Plazhin e Divjakës, pjesë e Parkut Kombëtar “Divjakë–Karavasta”, stafi i AdZM Fier bashkëpunoi me Bashkinë Divjakë dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) për largimin e mbetjeve nga hapësirat bregdetare. AdZM Lezhë zhvilloi një aksion në grykëderdhjen e lumit Drin dhe përgjatë plazhit të Vainit.
Në plazhin e Zvërnecit, brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë”, AdZM Vlorë u angazhua në pastrim së bashku me Agjencinë e Administrimit të Basenit Ujor Vjosë dhe banorë të komunitetit lokal.
Këto aksione ndihmojnë në ruajtjen e ekosistemeve dhe vlerave natyrore të bregdetit, duke nxitur njëkohësisht përgjegjësinë e përbashkët për pastërtinë e tij. Kujdesi për bregdetin kërkon veprim të vazhdueshëm nga institucionet, komunitetet dhe çdo vizitor.
Bashkëpunim dhe angazhim qytetar për pastrimin dhe mbrojtjen e maleve të Shqipërisë
Nisma kombëtare “Male të Pastra”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) në bashkëpunim me Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në të gjithë vendin, u zhvillua këtë vit në 11 vendndodhje të ndryshme, në parqet kombëtare dhe natyrore të Shqipërisë.
Nisma synoi mobilizimin e stafit të zonave të mbrojtura dhe të komunitetit për aksione konkrete pastrimi dhe mirëmbajtjeje, si dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e kujdesit të përditshëm ndaj hapësirave natyrore.
Në Parkun Kombëtar “Llogara”, AdZM Vlorë zhvilloi një aksion pastrimi përgjatë shtegut Qendra e Vizitorëve – Qafa e Thellë, të shoqëruar edhe me vendosjen e sinjalistikës vertikale për orientimin dhe sigurinë e vizitorëve. Në Parkun Natyror “Korab-Koritnik”, AdZM Kukës u angazhua në pastrimin e territorit për ruajtjen e peizazhit dhe vlerave natyrore të zonës, ndërsa në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”, AdZM Berat, në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Bashkinë Skrapar, kreu pastrimin e mbetjeve të lëna pas përfundimit të pelegrinazhit vjetor.
Aktivitete të ngjashme u zhvilluan edhe në Parkun Natyror “Qafështamë”, në “Tre Çezmat” të Parkut Kombëtar “Shebenik” nga AdZM Elbasan, si dhe përgjatë shtegut :Qendra e Vizitorëve – Gryka e Tujanit” në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, ku AdZM Tiranë bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM) dhe Njësinë Administrative Dajt.
Përmes këtyre aksioneve, AKZM dhe strukturat e saj rajonale riafirmojnë angazhimin për ruajtjen e pastërtisë dhe integritetit të zonave të mbrojtura, duke kujtuar se çdo aktivitet në natyrë duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respect, pa lënë pas asnjë gjurmë mbetjesh. “Male të Pastra” mbetet një traditë që bashkon institucionet, komunitetet dhe vizitorët rreth një qëllimi të përbashkët: një natyrë më e pastër dhe më e mbrojtur për brezat e ardhshëm.
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në zbatim të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e Mbrojtura”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM-së nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 195, datë 4.10.2024 “Për disa ndryshime në urdhrin nr. 26, datë 03.02.2020, të Kryeministrit “Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, shpall 1 (një) vend të lirë pune në Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë, për pozicionin si më poshtë:
1 (NJË) ROJE MJEDISORE NË ADMINISTRATËN E ZONAVE TË MBROJTURA VLORË
Thirrje për aplikim
Formular i përshkrimit të punës
Shkenca, bashkëpunimi dhe puna në terren për lumenjtë dhe zonat e mbrojtura të Shqipërisë
Edicioni i 20-të i Projektit SEED, i udhëhequr nga Universiteti i Trentos – partner teknik i AICS në kuadër të programit EU4Nature, financuar nga Bashkimi Evropian – po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.
Një ekip multidisiplinar studentësh nga Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit i Universitetit të Trentos dhe Fakulteti i Biologjisë i Universitetit të Tiranës po merr pjesë në një workshop/punëtori intensive në terren në zonën e Klosit, brenda pellgut ujëmbledhës të lumit Mat. Nisma synon të realizojë një vlerësim të integruar të territorit, duke ndërthurur të dhëna mjedisore, hidromorfologjike, biologjike dhe socio-ekonomike.
Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), programi nisi zyrtarisht me një sesion informues në Kubin InNature në Tiranë, ku studentët prezantuan objektivat, metodologjinë dhe aktivitetet e planifikuara për ditët në vijim.
Gjatë punës në terren, një delegacion me përfaqësues nga AICS Tirana, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe SIDA vizitoi ekipin për të ndjekur nga afër aktivitetet që po zhvilloheshin dhe për të shkëmbyer mendime me studentët dhe studiuesit.
Të dhënat e mbledhura gjatë workshop-it do t’u vihen në dispozicion institucioneve kombëtare dhe komuniteteve lokale, duke ofruar një vlerësim të plotë mjedisor të zonës dhe duke mbështetur identifikimin e masave të qëndrueshme zbutëse, përfshirë Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (Nature-Based Solutions – NBS), për adresimin e sfidave ekzistuese mjedisore.
Përmes bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë, kjo nismë kontribuon në forcimin e njohurive shkencore, rritjen e kapaciteteve vendore dhe mbështetjen e menaxhimit mjedisor të bazuar në evidencë për zonat e mbrojtura dhe ekosistemet lumore të Shqipërisë.