Events Archive - Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujor dimërues 2022
Viti 2022 shënon 56 vjetorin e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues. Ky program përfaqëson aktivitetin më të madh të shkencës së qytetarëve, që organizohet në 147 vende të botës, me qëllim numërimin e shpendëve nëpër mijëra ligatina përgjatë globit.

Përpjekjet për të zbatuar censusin e shpendëve të ujit në vendin tonë datojnë që prej vitit 1993. Megjithatë, mungesa e konsiderueshme e burimeve njerëzore në fushën e ornitologjisë, në atë periudhë, e bënte të pamundur zbatimin e metodikës së censusit, pavarësisht se rezultatet janë të pranueshme në trajtën e monitorimit të shpendëve dimërues. Zyrtarisht Censusi i shpendëve dimërues në Shqipëri ka nisur me krijimin e AKZM-së dhe zhvillohet prej këtij institucioni për të 7-tin vit rresht. Ky aktivitet zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jo-fitimprurëse mjedisore dhe studentë.

Në këtë proçes janë përfshirë 93 punonjës të AdZM-ve, ndarë në grupe sipas zonave e vendnumërimeve, ku u realizua Censusi, të cilët janë përfshirë drejtpërdrejt si numërues, duke u asistuar nga ekspertët e fushës. Në shkallë vendi janë përfshirë gjithsej 33 zona, ku u krye numërimi për vitin 2022. Numri i zonave, ku kryhet censusi ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Nga 20 ligatina dhe liqene që ishin në vitin 2016 këtë vit numri ka shkuar në 33 ligatina dhe liqene.

Të dhënat e grumbulluara në vitet kanë qenë:

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2022, u numëruan 138.494 individë dhe identifikuan 64 lloje në 33 zona;

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2021, u numëruan 142.376 individë dhe identifikuan 64 lloje në 30 zona;

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2020, u numëruan 150.804 individë dhe identifikuan 67 lloje në 28 zona;

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2019, u numëruan 146.395 individë dhe identifikuan 69 lloje në 25 zona;

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2018, u numëruan 139.069 individë dhe identifikuan 61 lloje në 21 zona;

• Censusi i Shpendëve Dimërues 2017, u numëruan 165.268 individë dhe identifikuan 64 lloje në 21 zona;

• Ndërsa në vitin 2016 u numëruan 98.564 dhe identifikuan 60 lloje në 18 zona.

Ka një lëvizje të numrit të shpendëve për arsye të ndryshimeve klimatike, ku temperaturat e ulëta nuk kanë qenë të tilla që të detyrojnë migrimin e shpendëve. Ka një stabilizim të numrit të llojeve por edhe të numrit të individëve që është mbi 138 mijë. Nëse krahasohen të dhënat e fundit të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit, pra të dhënat e vitit 2022 me ato të 2016, kemi një rritje prej mbi 40.000 individësh më shumë që dimërojnë në Shqipëri, si dhe një numër prej 7 llojesh më shumë.

Ndër shkaqet kryesore që mendohet se kanë sjellë këtë numër të shpendëve dimërues të vendit tonë mund të veçohet fakti i krijimit të qetësisë në ligatinat kryesore të vendit, si pasojë e zbatimit të moratoriumit të gjuetisë. Indeksi më i lartë i biodiversitetit është llogaritur në zonat Nartë, Divjakë-Karavasta dhe Butrint. Për sa i përket diversitetit të llojeve, në krye qëndron Divjakë-Karavasta me 53 lloje, duke dëshmuar kështu mbi rëndësinë e ekosistemit ligatinor dhe habitateve të tij. Përveç kësaj, Narta dhe Kune-Vaini kanë regjistruar më shumë se 30 lloje të ndryshme të shpendëve. Kjo do të thotë se larmia e habitateve është e një rëndësie të madhe për sa i përket ofrimit të ushqimit për lloje të ndryshme të shpendëve.

AdZM, Fier mbjellje me studentët dhe orë mjedisore me shkollën e parkut
AdZM, Fier mbjellje me studentët dhe orë mjedisore me shkollën e parkut

2 Shkurti njihet si Dita Botërore e Ligatinave dhe shërben për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lartë të ligatinave për njerëzit dhe planetin tonë.

Në këtë ditë Parku Kombëtar “Divjakë Karavasta” pati shumē miq të natyrës në park. Parkun e vizituan studentë nga Fakulteti i Histori- Filologji, UT, të cilët pasi vizituan Qendrën e Vizitorëve, ku u njohën me vlerat e parkut, mbollën 100 fidanë pishë duke zyrtarizuar edhe ata parcelën, për të cilën do të kujdesen në vazhdimësi, sipjesë e nismës “Kurora e gjelbër e Universitetit”.

Punonjësit e parkut pritën dhe prezantuan vlerat e ligatinave të këtij Parku dhe për nxënësit e shkollës “Hysen Malko”, Kryekuq. Në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave dhe në bashkëpunim me specialistë të Shoqatës Ornitologjike Shqiptare zhvilluam një orë edukimi mjedisor, ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e kësaj dite. Kjo ditë është gjithashtu një rast për të përkujtuar nënshkrimin e Konventës Ramsar mbi Ligatinat në qytetin iranian të Ramsarit në 1971. “Veprimi ligatinor për njerëzit dhe natyrën”, është tema për vitin 2022. Eshtë një thirrje për të investuar kapital financiar, njerëzor dhe politik për të shpëtuar ligatinat e botës nga zhdukja dhe për të rivendosur ato që kemi degraduar.

AdZM Shkodër, orë mjedisore mbi rëndësinë e ligatinave
AdZM Shkodër, orë mjedisore mbi rëndësinë e ligatinave

AdZM Shkodër, orë mjedisore mbi rëndësinë e ligatinave dhe veccanërisht ato të Shkodrës Në kuadër të “Ditës Botërore të Ligatinave”, AdZM Shkodër zhvilloi një orë mjedisore me nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Hasan Dardhanjori”, në Oblik, pjesë e Peisazhit të Mbrojtur Ujor Tokësor, Lumi Buna-Velipojë. Gjatë kësaj ore mjedisore u diskutua rreth rëndësisë së jashtëzakonshme të ligatineve. Gjithashtu, nxënësit u njohën më në detaje me ligatinat e Qarkut Shkodër, sa të rrezikuara janë për t’u zhdukur si dhe rëndësia e tyre për mbrojtjen e biodiversitetit dhe habitateve

AdZM Dibër, orë edukimi mjedisor mbi ligatinat në shkollën e Ulzës
AdZM Dibër, orë edukimi mjedisor mbi ligatinat në shkollën e Ulzës

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave, AdZM Dibër zhvilloi një aktivitet mësimor sensibilizues dhe ndërgjegjësues mbi rolin e rëndësishëm e habitateve të ligatinave, në Shkollën 9-vjeçare “Papa Gjon Pali II” në Ulëz. Gjithshtu, diskutuan mbi arsyet e rrezimimit të humbjesa së tyre dhe masat parandaluese. AKZM dhe institucionet vartëse të saj AdZM-të kanë marrë përsipër, informimin e sa më shumë njerëzve mbi rëndësinë e ketyre lloje habitatesh dhe zonave të mbrojtura në përgjithësi për nga resurset dhe vlerat e shumta që ata mbartin si dhe si duhen ruajtur dhe mirëmenaxhuar.

AdZM Korçë në shkollën e fshatit Tren mbi vlerat ligatinore të P.K, Prespë
AdZM Korçë në shkollën e fshatit Tren mbi vlerat ligatinore të P.K, Prespë

Në Ditën Botërore të Ligatinave, AdZM Korçë me mbështetjen e projektit të KfË “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës së Prespës”, zhvilloi një orë të edukimit mjedisor në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tren. Gjatë kësaj ore u dha një ndërthurrje informacionesh për Parkun Kombëtar të Prespës, florën dhe faunën e tij, dhe u fol për rëndësinë e ligatinave për të ardhmen e njerëzimit. Në përfundim të orës, nxënësit u informuan rreth aktiviteteve edukative e mjedisore, që do të zhvillohen në muajt e ardhshëm, në kuadër të Programit të Edukimit Mjedisor.

AdZM Vlorë, nxënësit njohin vlerat e lagunës së Nartës
AdZM Vlorë, nxënësit njohin vlerat e lagunës së Nartës

Tejçimi i njohurive teorike dhe praktike për brezat e ardhshëm lidhur me rëndësinë e ligatinave shërben si një element mjaft i rëndësishëm për sigurimin e mbrojtjes së ekosistemeve ligatinore dhe vlerave natyrore që ato kanë. Në kuadër të kësaj dite u zhvillua një aktivitet me nxënësit e shkollës “Reald” të Vlorës, mbi njohjen e një prej lagunave më të rëndësishme në Shqiperi si laguna e Nartës. Pas orës edukative, u zhvillua një vizitë në terren si dhe një vazhgim i zogjve me mjete profesionale, duke i parë dhe i prekur vlerat e kësaj lagune.

Planning grants for Albanian Alps National Park & Korab-Koritnik Natural Park
Planning grants for Albanian Alps National Park & Korab-Koritnik Natural Park

Planning grants for Albanian Alps National Park & Korab-Koritnik Natural Park

We are pleased to announce that the National Agency for Protected Areas (NAPA) and the (RAPA) Kukes, RAPA Shkoder, and RAPA Diber finalized grant agreements for the Albanian Alps National Park and Korab-Koritnik Natural Park. The grant agreements signed by General NAPA Director Daniel Pirushi and PONT Executive Director Mirjam de Koning will serve as the first step towards an envisaged 10-year cooperation co-financing the operational cost of the Regional Administrations of Protected Areas managing Albanian Alps National Park and Korab-Koritnik Natural Park

The planning grant application for Albanian Alps National Park was jointly submitted by NAPA and RAPA Kukes and RAPA Shkoder, and for Korab-Koritnik Natural Park by NAPA and RAPA Kukes and RAPA Diber.

These proposals follow an additional generous contribution to PONT by the German Government and the PONT Supervisory Board decision, taken in December 2021, to extend the PONT Focus Region and the program activities to the Korab-Shara-Albanian Alps areas, including the ecological corridors between the three clusters of Protected Areas. The planning grants will enable NAPA and the RAPAs to improve the law enforcement, assessing the status and mapping rare and endangered species and maintenance of visitor infrastructure by hiring additional rangers, seasonal workers, one staff at the visitor center – Theth and project (office) assistants on temporary contracts. Information boards and procurement of some goods have been planned as well. The planning grants will enable NAPA and the RAPAs develop the operational plans for 2023 and the related budgets, using the PONT templates. The Management Effectiveness Tracking Tool (METT) assessments for both PAs scheduled for the second half of 2022 will help develop realistic operational plans for 2023, addressing the most urgent needs and management priorities. The 2023 operational plans will constitute the basis for new, one-year full grant proposals of these two important PAs to PONT, starting from January 2023.

Ministria Kumbaro, viziton Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain
Ministria Kumbaro, viziton Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë pune në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain. Gjatë takimit Kumbaro u njoh me Zonat e Mbrojtura që administrohen nga ky institucion, vlerat natyrore dhe problematikat e tyre. Kune-Vain është zona e parë e mbrojtur natyrore që prej vitit 1940.

Ky vit që po mbyllim ka pasur numrin më të lartë të turistëve në Kune-Vain-Tale. Kjo lagunë po ashtu është shpallur zonë e rëndësishme për shpendët në Europë. Janë 196 lloje shpendësh popullojnë zonën dhe ekspertët e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lezhë, të cilët shkelin çdo ditë territorin pohojnë se ka një rikthim të shpendëve dhe shtim të numrit të tyre.

Moratoriumi i gjuetisë ka shmangur në masë të madhe abuzimet që i bëheshin faunës. “Por ende vigjilenca dhe puna në terren s’duhet ngadalësuar për t’u siguruar gjallesave një jetesë të qetë në habitatet që u takojnë”, theksoi ministria në këtë vizitë.

Ministria Kumbaro viziton “shtëpinë” e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta
Qendra e Vizitorëve, qendër informimi dhe edukimi

Gjatë një vizite pune në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro theksoi se duhet të punohet për rritjen e aktiviteteve në park, gjithnjë duke qenë miqësor me natyrën dhe me gjallesat që banojnë në të.

Në këtë park miqtë priten në Qendrën e Vizitorëve, e cila është një qendër informuese dhe edukuese mbi të gjitha për fëmijët që duhet të mësojnë që të vegjël të duan natyrën dhe kafshët Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shtëpia e shumë specieve që e popullojnë gjatë gjithë vitit, ndërsa së bashku me zonën e plazhit Divjaka arrin në 500,000 vizitorë, ku për vitin që po mbyllet 50 mijë ishin turistë të huaj. Qendra e Vizitorëve Divjakë është xhevahiri udhërrëfyes i gjithë ekosistemit të zonës.

Konfirmohet prania e rrëqebullit në Parkun Natyror Korab-Kortnik
Konfirmohet prania e rreqebullit në një zonë të re, në Parkun Natyror Korab-Kortnik. Më parë ai është fotografuar në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic dhe Malin e Munellës. Gjithashtu prania e tij është konfirmuar dhe në pjesën Maqedonase, Mavrovë. Në gjithë Ballkanin këto janë provat e vetme të ekzistencës së kësaj specie në zhdukje. Ndërsa në të gjithë botën janë konfirmuar 55 individë. Pamjet janë realizuar prej mësuesit Naim Palushi nga fshati Zapot.