Qeveria shqiptare është angazhuar për krijimin e Parkut Kombëtar të Luginës së Vjosës që do të përfshijë dhe mbrojë të gjithë rrjedhën e lumit Vjosa nga kufiri grek deri në detin Adriatik, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë.
Pas një pune intensive gjashtë mujore të ekipit prej 30 ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, u dorëzua pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dokumenti “Vjosa Lumi i Egër – Park Kombëtar – Vizioni dhe Studimi i Fizibilitetit”, hartuar sipas standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes dhe mban vulën e IUCN.
Tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar planin e shpalljes të zonës së mbrojtur mjedisore “Park Kombëtar Lugina e Vjosës” dhe ka filluar procesin e këshillimit me komunitetin lokal e shoqërinë civile.
Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm kontributin dhe mendimin e gjithësecilit, ju ftojmë në dëgjesat publike të cilat do të mbahen në datat si më poshtë:
25 Janar 2023, ora 11:00, Qendra Kulturore, Vlorë
27 Janar 2023, ora 11:00, Qendra Kulturore, Tepelenë
30 Janar 2023, ora 11:00, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
