Lugina e Vjosës Rajon Biosferë UNESCO Archives - Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Dita Botërore e Lumenjve kremtohet pranë Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”
Dita Botërore e Lumenjve do të na gjente me patjetër pranë lumit Vjosa dhe nismave të shumëllojshme që kemi ndërmarrë për të përgjatë këtij viti.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka në fokus të saj edhe të rinjtë për t’i njohur ata jo vetëm me këtë aset natyror i cili mban statusin Park Kombëtar, por edhe për t’i përfshirë ata në programin “Të rinjtë dhe Biosfera”, nëpërmjet tureve në Vjosë.

Muaji shtator do të shënjojë dy hapa të tjerë të rëndësishëm për Vjosën, siç është miratimi i “Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa” dhe përfshirja e saj në programin “Njeriu dhe Biosfera”, pjesë e UNESCO-s.

Dita Botërore e Monitorimit të Ujit kremtohet pranë grykëderdhjes së lumit Vjosa
Dita Botërore e Monitorimit të Ujit, çdo vit synon përfshirjen dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen dhe monitorimin e burimeve ujore në të gjithë botën.

Në kuadër të kësaj dite si edhe nismës së ndërmarrë nga AKZM “Turi i Vjosës”, së bashku me AdZM Vlorë, studentë dhe dashamirës të natyrës, pamë nga afër grykëderdhjen e lumit Vjosa, duke realizuar në fund edhe një shembull konkret mbi mënyrë e monitorimit të cilësisë së ujit.

Biosfera rajonale e Luginës së Vjosës, UNESCO
Është mbajtur në Tepelenë takimi mbi shpalljen e Luginës së Vjosës ”Rajon Biosfere, UNESCO” nën drejtimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi dhe me pjesëmarrjen e ekpsertëve të UNESCO z. Petr Čupa, znj. Anna Kovbasniuk dhe palëve të interesit të përfshirë në këtë proces.

Fokusi i këtij takimi ishte ndërveprimi dhe komunikimi me komunitetin lokal, përfaqësuesit vendorë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe komunitetin shkencor, të cilët do të jenë baza e qeverisjes së Rajonit të Biosferës.

Misioni i UNESCO-s përgjatë vizitës në PM “Pishë Poro-Nartë”
Misioni i UNESCO-s në Shqipëri zhvilloi një më vizitën edhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, veçanërisht në zonën e Lagunës së Nartës.

Grupi i punës vlerësoi pellgun ujëmbledhës të Vjosës, me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin Shqipëtar, për larmshmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë. Lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programit “Njeriu dhe Biosfera”, UNESCO.

Misioni i UNESCO-S përgjatë vizitës në Përmet
Ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”. Ky aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë:

-Funksioni Ruajtës

-Zhvillimi

-Mbështetja Llogjistike

Grupi i Punës ka vizituar Monumentin e Natyrës “Ujrat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.

Misioni i UNESCO-S mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në Listën e Pasurive Botërore
Ditën e sotme, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi mirëpriti në një takim, misionin e UNESCO, asistencë për përgatitjen e dosjes së aplikimit, në të cilën synojmë të përfshijmë Luginën e Vjosës në listën e pasurive botërore përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”.

Misioni i UNESCOS përfaqësohet nga dy ekspertë z. Petr Čupa dhe znj. Anna Kovbasniuk, të cilët duke nisur nga dita e sotme do të zhvillojnë misionin e tyre disa ditorë përgjatë luginës së Vjosës për të njohur nga afër gjithçka ofron mbretëresha e lumenjve.

Vijon puna për përgatitjen e dosjes aplikuese për përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” së bashku me ekspertë të UNESCO-s
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, mirëpriti në një takim mjaft të frytshëm z. Petr Čupa, ekspert për menaxhimin e Rezervave Biosferë UNESCO.

Takimi kishte në fokus të tij procesin e punës së ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për përgatitjen e dosjes mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” pjesë e UNESCO-s.

Së bashku me z.Čupa ndamë eksperiencat e përbashkëta, diskutuam mbi hapat që duhet të ndjekim në plotësimin e dosjes së aplikimit.

Workshop i Grupit Këshillimor Teknik Lokal – Vjosa në UNESCO
Është mbajtur në Tepelenë takimi i grupit teknik lokal, në kuadër të procesit të punës për përgatitjen e dosjes teknike të nominimit të Luginës së Vjosës, Rezervë Biosfere nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Përgatitja e dosjes teknike do të ndjekë një proces të rreptë dhe të standardizuar nga UNESCO dhe programi “Njeriu dhe Biosfera”, që kërkon fokus në përforcimin dhe përdorimin e njohurive, duke përcaktuar së bashku modelin e mbrojtjes së kësaj zone.

Së bashku me Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Znj.Daniel Pirushi, Prefektin e Qarkut Gjirokastër Z. Odise Kote, Prof. Mihallaq Qirjo, Prof. Aleko Miho si edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 13-të Bashki, 3 Prefektura, Institucione lokale, organizata mjedisore, Universitete, si edhe komuniteti lokal etj, prezantuam dhe diskutuam mbi fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Workshop i Grupit Këshillimor Teknik – Vjosa në UNESCO
Vijojmë me Tiranën turin e takimeve me grupet këshillimore teknike në kuadër të nisjes së procesit të punës nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, për përgatitjen e dosjes teknike të nominimit të Luginës së Vjosës, Rezervë Biosfere. Përgatitja e dosjes teknike do të ndjekë një proces rigoroz dhe të standardizuar nga UNESCO dhe programi “Njeriu dhe Biosfera”, që kërkon përforcimin dhe përdorimin e njohurive, duke përcaktuar së bashku modelin e mbrojtjes së kësaj zone.

Së bashku me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, tre Prefektura, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe me shumë institucione të tjera prezantuam dhe diskutuam mbi fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Programi “Njeriu dhe biosfera” Vjosa në UNESCO
Programi “Njeriu dhe biosfera” Vjosa në UNESCO ishte tema e tryezës së gjelbër, organizuar më datë 27 maj pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Natyore dhe Humane, të qytetit të Korçës. Pjesë shumë e rëndësishme e panelit kryesor ishin Znj. Monica Merino, përfaqësues e UNDP-së në Shqipëri, Znj. Daniel Pirushi, Dretjor i përgjithshëm AKZM, Z. Nertil Jole, Prefekt i qarkut Korçë dhe Kryetari i Komitetit të Menaxhimit, Z. Sotiraq Filo, Kryetar Bashkia Korçë, Znj. Violeta Zuna, Menaxhere programi pranë UNDP dhe Z. Gjergji Koki, drejtor AdZM Korçë. Mysafirë i veçantë i tryezës ishte edhe Z. Dejan Panovski, anëtar i sekretariatit të përbashkët për nominimin e RNB Ohër-Prespa. Tryezës sonë iu bashkuan po ashtu përfaqësues nga Bashkia Pogradec, Korçë, Maliq, Kolonjë Pustec, Prof. Dr. Sonela Stillo, Dekane e Fakultetit të shkencave të natyrës dhe humane, Dr. Elda Nuni zv. Dekane e fakultetit, pedagogët Desareda Mero, Arben Gjata Tanja Kamburi, studentë nga fakulteti i shkencave të natyrës, ALCDF, Aceg, PPNEA.

Znj. Merino përgjatë diskutimit të saj përmendi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen nga UNDP për zonat e mbrojtura. Po ashtu ajo nënvizojë se edhe në programi i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, do të vazhdojë të mbështesë në përmirësimin, menaxhimin dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, deri në masën 30%, brenda vitit 2030. Znj. Pirushi përmendi statusin e lumit Vjosa si Park Natyror, i cili tashmë gëzon një plan të integruar menaxhimi, i cili është prezantuar përgjatë muajt maj në Qarkun Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Tashmë AKZM po punon bashkarisht me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për përgatitjen e procesit të nominimit që lumi Vjosa të fitoj statusin UNESCO të trashëgimisë botërore. Procesi është i gjatë, por me mbështetjen e të gjithave palëve të interesit ai mund të realizohet në kohë dhe me sukses.

Z. Jole vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me agjencinë dhe administratat rajonale të zonave të mbrojtura, i cili ndikon drejtpërsëdrejti jo vetëm në ZM, por edhe në zonat e tjera përreth dhe jetën e komunitetit. Rezervati Natyror i Bisoferës Ohër-Prespë është një rajon shumë i rëndësishëm ndërkufitarë, i cili e ka fituar statusin në UNESCO një dekadë më parë. Statusi dikton respektimin e protokolleve nga të tri vendet ndërkufitare, por njëkohësisht ky rezervat shërben për shkëmbime sociale e turistike. Statusi i rajonit Ohër-Prespë, si pasuri e UNESCO-s dikton detyrime për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe kontrollin e aktivitete që zhvillohen në zonë.

Sipas Z. Koki, Drejtor i AdZM-së Korçë, “me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe vendore, tanimë pranë liqenit të Ohrit nuk operojnë aktivitete që dëmtojnë peizazhin dhe harmoninë e natyrës pranë Liqenit të Ohrit”. Z. Panovski vlerësoi se tryeza e gjelbër e realizuar mes drejtuesish të niveleve qendrore, vendore dhe lokale ishte në nivelet e duhura, kjo falë vullnetit dhe bashkëpunimit mes tyre. Z. Panovski citoi gjithashtu se “nëse kthehem mbrapa në kohë, para 20-25 vitesh kujtoj që bashkëpunime dhe takime të tilla në këto nivele ishte shumë e vështirë që të realizoheshin. Nga eksperienca personale si anëtar i grupit të nominimit e përshëndes procesin e sapo filluar, për Vjosën. Si ekspert e vlerësoj se do të jetë një proces i gjatë, i vështirë por një sfidë e bukur”. Edhe miqtë e tjerë të tryezës rekomanduan angazhimin akademikë dhe atë të ekspertëve në programin “Njeriu dhe Biosfera” dhe futjen e Vjosës në UNESCO, apo edhe nisma të tjera po kaq të rëndësishme, për zhvillimin dhe jetësimin e projekteve në zonat e mbrojtura, me përfshirjen e komunitetit dhe grup-moshave të ndryshme.