SatJun02

33845535 2049737365313897 1577129342759075840 osmile albaniagrup

“Smile Albania” gjatë gjithë sezonit turistik në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike të Shqipërisë

Me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama mori jetë projekti “Smile Albania”.  1000 të rinj, do të përfshihen në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizmin e mikpritjes, dhënë informacionet e nevojshme tek turistët,  zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona nga papastërtia.

BËHU PJESË EDHE TI! APLIKO TANI

Si mund të bëhem pjesë e projektit? (informohu këtu!), Më shumë informacione rreth SMILE ALBANIA


foto1

Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, të cilin Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone. Projekti quhet “Smile Albania” sepse duam që turistëve kudo që shkelin në vendin tonë, t’u ofrojmë një nga karakteristikat që nuk e kemi ndryshuar që është buzëqeshja e mikpritjes shqiptare dhe cdonjëri nga ne mund të jetë një mikpritës i mirë, është një qytetar i nderuar dhe i respektuar që do natyrën, Shqipërinë.

“Smile Albania” do të angazhojë 1 mijë të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor. “Smile Albania” do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik Evropian.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit synon rritjen e forcës së ligjit dhe edukimit mjedisor, duke synuar që ta shndërrojmë Shqipërinë në një destinacion turistik europian.  Për këtë edukimi mjedisor duhet të jetë i përfshirë në kurrikulat shkollore si një komponent shumë i rëndësishëm për një mjedis  të mbrojtur nga të gjithë qytetarët.


Turistët janë mysafirët tanë! T’u japim arsye për të qenë të buzqeshur në Shqipëri. Bëhu pjesë e programit më të madh veror të praktikave të punës për të rinj. Smile from Albania! Ti mund të jesh një nga 1.000 të rinjtë që do të presin të parët turistët në Shqipëri për të treguar magjinë e këtij vendi dhe rëndësinë e një ambienti të pastër. Në 9 pika kufitare, në 15 infopoint, në kampingjet rinore për gjatë gjithë bregdetit. 

Jeni të rinj mbi 18 vjeç?! Jepini vlerë kohës suaj, duke punuar në një prej infopointeve e qendrave të vizitorëve që do të funksionojnë në këtë program.

Kërkoni të bëheni pjesë e “Smile Albania”duke aplikuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Zyrave të Zonave të Mbrojtura në të gjithë Shqipërinë për periudhën Korrik-Gusht.

Ju do të jeni buzëqeshja e kësaj vere!

Aplikimet do të dërgohen në tre drejtime:

  • Nëpërmjet dërgimit me e-mail në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Duke derguar dokumentat e kërkuar në adresat postare pranë AKZM dhe 12 AdZM-të e qarqeve (kliko këtu për listën e AdZM-dhe adresat përkatëse).
  • Aplikimi online në portalin on line të SMILE ALBANIA dhe plotësoni formularin përkatës

Për çdo informacion, lutemi kontaktoni 

AKZM

www.akzm.gov.al


 

 

Artikujt e fundit

Festa ne Pjate/Ditet e Kulinarise/Vere 2018

Programin e "Festa ne Pjate", Feastivalet e Kulinarise, Vere 2018 mund t'i ndiqni ne linkun me poshte https://drive.google.com/file/d/1xe6G...

Informacion mbi 11 Muzete Kombetare te vendit

Institucionet e vizitueshme te trashegimise kulturore MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË   Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kul...

Trashegimia historike, kulturore dhe natyrore e vendit

POTENCIALI TURISTIK I VENDIT RRETHI  I SHKODRES DHE MALESISE SE MADHE   Trashegimia Historike e Kulturore Kalaja e Rozafes d...

vendodhja e info point

Tabela permbledhese   Nr Lloji i aktivitetit Emertesa e vendit 1 Info point në pikat kufitare ...

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qell...

Rreth Smile Albania

PROJEKTI SMILE ALBAINA Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Minist...

Festa e verës, Prespë

Në Prespë festohet  "Festa e Verës", dedikuar nje prodhimi tradicional te kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtu...

Go to top
Template by JoomlaShine