WedJul11

Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit

 

1000 të rinj punësim në turizëm

 

Klosi: Keni për detyrë të sillni buzëqeshjen, atë buzëqeshje, që shekujt nuk ja hoqën dot shqiptarit


Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit


Klosi: Kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hap projektin e madh veror të punësimit të 1000 të rinjve “Smile Albania”. Si asnjëherë tjetër, turizmi shqiptar këtë herë do të ketë në cdo pikë kufitare dhe zonë turistike, prezencën e të rinjve për mirëseardhjen e turistëve në Shqipëri. Të rinjtë e punësuar do të jenë në shërbim të informimit, asistencës, promovimit orientimit drejt zonave turistike vendase, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin mjedisor.

Kjo periudhë e punësimit, do t’ju njihet të rinjve edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të të rinjve fitues në këtë project, ministri Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia e punës së të rinjve, në projektin SMILE ALBANIA.

“Jo më kot projekti ka këtë emër”, deklaroi ministri Klosi, duke cituar nënvizimet që botimet prestigjoze ndërkombëtare bëjnë për Shqipërinë, si vendi i mikpritjes dhe ciltërsisë së njerëzve të saj, si tokën që si rrallkund ka ende traditë.

Jeni ju, - ju deklaroi ministri Klosi të rinjve, që keni përgjegjësinë e kontakit të parë të turistëve të huaj në vendin tonë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punësimit të të rinjve në projektet turistike.

Me rritjen e turizmit, do të rriten mundësitë e cdo të riu dhe të reje për ta parë jetën dhe karrierën e tij të lidhur me industrinë në zhvillim të këtij sektori.

“Jeni përzgjedhur që të gjithë ju nën administratën e lartë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të qenë ju ambasadorët e parë të një brezi të ri, të cilët pranojnë që në muajt e verës, në muajt e nxehtë të korrikut dhe të gushtit të lini plazhin tradicional dhe të jeni pranë shërbimit më të ri që ofrohet në vendin tonë, asistencës për turistët e huaj.

“Ju të gjithë keni në dorë sot që të jeni Kryeministri i vendit tonë në çdo pikë hyrëse të vendit, të jeni ju ministër i turizmit, Ministër të çdo ministrie për të pasur mundësinë që t’i ofroni asistencën e nevojshme atyre të cilët po e shndërrojnë turizmin shqiptar nga një destinacion i sekretit të fundit në një destinacion europian të turizmit.

Pra, keni jo vetëm detyrën e mikëpritjes nga pikëpamja turistike po ne kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor”. Pasi këta të rinj do të përfshihen dhe në fushatat e pastrimit të zonës ku shërbejnë, të heqies nga përdorimi të qeseve plastike, etj.

Artikujt e fundit

Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit

  1000 të rinj punësim në turizëm   Klosi: Keni për detyrë të sillni buzëqeshjen, atë buzëqeshje, që shekujt nuk ja hoqën dot s...

Festa ne Pjate/Ditet e Kulinarise/Vere 2018

Programin e "Festa ne Pjate", Feastivalet e Kulinarise, Vere 2018 mund t'i ndiqni ne linkun me poshte https://drive.google.com/file/d/1xe6G...

Informacion mbi 11 Muzete Kombetare te vendit

Institucionet e vizitueshme te trashegimise kulturore MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË   Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kul...

Trashegimia historike, kulturore dhe natyrore e vendit

POTENCIALI TURISTIK I VENDIT RRETHI  I SHKODRES DHE MALESISE SE MADHE   Trashegimia Historike e Kulturore Kalaja e Rozafes d...

vendodhja e info point

Tabela permbledhese   Nr Lloji i aktivitetit Emertesa e vendit 1 Info point në pikat kufitare ...

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qell...

Rreth Smile Albania

PROJEKTI SMILE ALBAINA Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Minist...

Festa e verës, Prespë

Në Prespë festohet  "Festa e Verës", dedikuar nje prodhimi tradicional te kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtu...

Go to top
Template by JoomlaShine