SunJun03

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qellimin e projektit dhe detajet teknike te realizimit te tij. Z. Dedej theksoi se ka një ndërhyrje të qartë nga qeveria në qasjen për një menaxhim të integruar të burimeve ujore kudo që ndodhen, ruajtjen e cilësisë së tyre dhe shfrytëzimin racional, ku mund të përmenden:

  • Ngritja e Agjencisë për Menaxhimin e Burimeve Ujore;
  • Forcimi i kontrollit mbi zonën bregdetare;
  • Aksioni i qeverisë për disiplinimin e menaxhimit të ujit të pijshëm dhe burimeve nëntokësore;
  • Aksioni i qeverisë që pritet të fillojë për ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në det nga aktivitetet pranë bregut; dhe
  • Aksionet e vazhdueshme për pastrimi i lumenjve, plazheve dhe bregdetit nga mbetjet.

Ky projekt është i rëndësishëm pasi kërkon të kontribuojë në disa pika të cilat janë shumë të rëndësishme si:

  • Monitorimi shumë disiplinor i mjedisit detar i bazuar në standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Kjo na mundëson një njohje më të mirë të situatës dhe të potencialeve të zhvillimit që kemi (cilësia e plazheve, pasuritë nënujore, burimet natyrore etj.);
  • Ky projekt hap rrugën për përafrimin e Direktivës Kuadër për Ujërat Detare dhe Direktivës për Planifikimin Hapësinor Detar si rrjedhojë dhe të një strategjie për detin;
  • Rritjen e bashkëpunimit institucional mes shumë aktorëve që lidhen me aspekte të ndryshme të menaxhimit të ujërave detare në Shqipëri; dhe
  • Krijimin e urave lidhëse me vendet fqinje për një menaxhim të përbashkët të pasurisë tonë Detit Adriatik (por edhe Jon për ne në Shqipëri).

Po hapet rruga për të pasur një plan hapsinor për zonën detare i cili do të perfeksionojë planin e zonës bregdetare tashme të aprovuar, duke bërë të mundur që vendi ynë ti bashkohet vendeve europiane që lagen nga deti.

 

per me shume informacion ndiqni intervisten e z. Dedej

https://www.youtube.com/watch?v=f9fopNN77bk

Artikujt e fundit

Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit

  1000 të rinj punësim në turizëm   Klosi: Keni për detyrë të sillni buzëqeshjen, atë buzëqeshje, që shekujt nuk ja hoqën dot s...

Festa ne Pjate/Ditet e Kulinarise/Vere 2018

Programin e "Festa ne Pjate", Feastivalet e Kulinarise, Vere 2018 mund t'i ndiqni ne linkun me poshte https://drive.google.com/file/d/1xe6G...

Informacion mbi 11 Muzete Kombetare te vendit

Institucionet e vizitueshme te trashegimise kulturore MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË   Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kul...

Trashegimia historike, kulturore dhe natyrore e vendit

POTENCIALI TURISTIK I VENDIT RRETHI  I SHKODRES DHE MALESISE SE MADHE   Trashegimia Historike e Kulturore Kalaja e Rozafes d...

vendodhja e info point

Tabela permbledhese   Nr Lloji i aktivitetit Emertesa e vendit 1 Info point në pikat kufitare ...

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qell...

Rreth Smile Albania

PROJEKTI SMILE ALBAINA Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Minist...

Festa e verës, Prespë

Në Prespë festohet  "Festa e Verës", dedikuar nje prodhimi tradicional te kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtu...

Go to top
Template by JoomlaShine