Rreth Smile Albania
PROJEKTI SMILE ALBAINA
Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone. Projekti quhet “Smile Albania” sepse duam që turistëve kudo që shkelin në vendin tonë, t’u ofrojmë një nga karakteristikat që nuk e kemi ndryshuar që është buzëqeshja e mikpritjes shqiptare dhe cdonjëri nga ne mund të jetë një mikpritës i mirë, është një qytetar i nderuar dhe i respektuar që do natyrën, Shqipërinë.
Ky projekt është i rëndësishëm pasi kërkon të kontribuojë në disa pika të cilat dhe për ne si Ministri e Turizmit dhe Mjedisit janë shumë të rëndësishme si:
- Monitorimi shumë disiplinor i mjedisit detar i bazuar në standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Kjo na mundëson një njohje më të mirë të situatës dhe të potencialeve të zhvillimit që kemi (cilësia e plazheve, pasuritë nënujore, burimet natyrore etj.);
- Ky projekt hap rrugën për përafrimin e Direktivës Kuadër për Ujërat Detare dhe Direktivës për Planifikimin Hapësinor Detar si rrjedhojë dhe të një strategjie për detin;
- Rritjen e bashkëpunimit institucional mes shumë aktorëve që lidhen me aspekte të ndryshme të menaxhimit të ujërave detare në Shqipëri; dhe
- Krijimin e urave lidhëse me vendet fqinje për një menaxhim të përbashkët të pasurisë tonë Detit Adriatik (por edhe Jon për ne në Shqipëri).
Po hapet rruga për të pasur një plan hapsinor për zonën detare i cili do të perfeksionojë planin e zonës bregdetare tashme të aprovuar, duke bërë të mundur që vendi ynë ti bashkohet vendeve europiane që lagen nga deti. Për sa më sipër duke ju uruar një takim të mbarë dhe të frytshëm, shpreh bindjen se institucioni që unë përfaqësoj do të jetë plotësisht i angazhuar dhe i përfshirë në zbatimin e këtij projekti dhe në mirëmenaxhimin e mjedisit detar shqiptar.
