×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Filloi aplikimi i te rinjeve per tu bere pjese e Smile Albania

Prej dates 1 Qershor cdo i ri ne Republiken e Shqiperise nga mosha 18 - 30 vjec eshte i ftuar te behet pjese e projektit Smile Albania. Projekti Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone. Projekti quhet “Smile Albania” sepse duam që turistëve kudo që shkelin në vendin tonë, t’u ofrojmë një nga karakteristikat që nuk e kemi ndryshuar që është buzëqeshja e mikpritjes shqiptare dhe cdonjëri nga ne mund të jetë një mikpritës i mirë, është një qytetar i nderuar dhe i respektuar që do natyrën, Shqipërinë.

Per tu bere pjese rrugetimit tone, aplikanti duhet:

  • të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe mos jetë më shumë se 30 vjeç;
  • paraqitje të rregullt dhe standard në bashkëbisedim;
  • njohuri bazë të gjeografisë dhe historisë së vendit;
  • njohuri nga zona dhe të vlerave turistike të zonës ku do të aktivizohen;
  • komunikim i mjaftueshëm në gjuhën angleze (gjuhët e tjera janë një avantazh);
  • prezencën në pikat e caktuara sipas orareve dhe organizmit të përcaktuar;
  • dedikim në kërkesat për të kontribuar në këtë inisiativë.

Në letrën e kërkesës do të shprehet qartë që kërkohet të merret pjesë në projektin “Smile from Albania”, do të përcaktohet vendodhja, e lidhur kjo me afërsinë dhe mundësinë për të qënë pranë info pont-ëve të përcaktuar. 

Cfarë dokumentash duhet të paraqesë  aplikanti??

Çdo aplikant do të duhet të paraqesë në një nga zyrat e AdZM dokumentet:

  1. Një kërkesë përse aplikon në këtë program dhe vendin ku do të kontribuojë,
  2. CV personale të formatit Europass,
  3. Kopje të kartës së identitetit,
  4. Fotografi personale jo më të vjetër se 3 muaj.

Ju do të jeni buzëqeshja e kësaj vere!

Aplikimet do të dërgohen në tre menyra:

  • Nëpërmjet dërgimit me e-mail në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Duke derguar dokumentat e kërkuar në adresat postare pranë AKZM dhe 12 AdZM-të e qarqeve (adresat i gjeni në faqen e AKZM-së).
  • Aplikimi online në portalin "SMILE ALBANIA" dhe plotesoni formularin e aplikimit an line KETU

Per cdo informacion, na kontaktoni

AKZM & SMILE ALBANIA

Artikujt e fundit

Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit

  1000 të rinj punësim në turizëm   Klosi: Keni për detyrë të sillni buzëqeshjen, atë buzëqeshje, që shekujt nuk ja hoqën dot s...

Festa ne Pjate/Ditet e Kulinarise/Vere 2018

Programin e "Festa ne Pjate", Feastivalet e Kulinarise, Vere 2018 mund t'i ndiqni ne linkun me poshte https://drive.google.com/file/d/1xe6G...

Informacion mbi 11 Muzete Kombetare te vendit

Institucionet e vizitueshme te trashegimise kulturore MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË   Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kul...

Trashegimia historike, kulturore dhe natyrore e vendit

POTENCIALI TURISTIK I VENDIT RRETHI  I SHKODRES DHE MALESISE SE MADHE   Trashegimia Historike e Kulturore Kalaja e Rozafes d...

vendodhja e info point

Tabela permbledhese   Nr Lloji i aktivitetit Emertesa e vendit 1 Info point në pikat kufitare ...

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qell...

Rreth Smile Albania

PROJEKTI SMILE ALBAINA Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Minist...

Festa e verës, Prespë

Në Prespë festohet  "Festa e Verës", dedikuar nje prodhimi tradicional te kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtu...

Go to top
Template by JoomlaShine