Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion

Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion është një strukturë risia e së cilës është shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e ankesave dhe denoncimeve të qytetarëve. Përmes këtij mekanizmi kombëtar të referimit të korrupsionit të të gjitha niveleve, ç’do qytetar mund ti qaset Koordinatorit Anti-Korrupsion për të denoncuar apo raportuar çdo parregullsi nga më të lehtat deri tek rastet korruptive.

Lufta kundër korrupsionit është e mundur duke luftuar bashkë, përmes angazhimit aktiv të qytetarëve në denoncimin e rasteve korruptive, si dhe ndjekjen dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese për personat përgjegjës.

Mos lejo që një akt korrupsioni të njollosë administratën publike dhe imazhin e çdo zyrtari që punon me ndershmëri.