BALLOLL (1)

Balloll

Rezervat Natyror i Menaxhuar “Balloll”, pjesë e Qarkut Berat, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 60, datë 26.1.2022 u miratua ndryshimi i sipërfaqes sipërfaqes së ekosistemit natyror “Balloll”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 ha në 323.3 ha.

Ndodhet në reliev kodrinor, në lartësitë nga rreth 400-900m, në të dy shpatet e kurrizit malor të Tërpanit. Territori i tij përbëhet nga flishi dhe gëlqerorë, të përzierë me njëri-tjetrin dhe me kontakte tektonike midis tyre. Rrethinat dhe brendësia zonës dallohen për erozion intensiv, sidomos në perëndim dhe jug, ku bimësia, si pasojë e veprimtarisë së njeriut, është e degraduar në fazën e shkurreve, të friganës, madje edhe në fazën e graminaceve, por nuk mungojnë edhe sipërfaqet krejt të zhveshura.

Mali i Terpanit (895 m), ku bënë pjesë ZM, është i zhveshur, me shpate të buta e asimetrike që bien në mënyrë graduale në drejtim të luginës së Molishtit dhe Vokopolës. Përbëhet prej gëlqeroresh thuajse të zhveshur e të thatë. Shpatet dhe kurrizet e tyre shërbejnë si kullota për bagëtitë. Kodrat zënë më shumë se gjysmën e territorit, duke arritur lartësinë më të madhe 700-800m. Kanë forma të përzgjatura me valëzime e shpate të buta me drejtim VJ dhe ndërpriten tërthor nga përrenj. Nga ana strukturore bëjnë pjesë në antiklinalin e Terpanit, ndërtuar kryesisht prej gëlqerorësh. Tokat më të përhapura janë të hinjta kafe.

Përfaqëson një grumbull pyjor kryesisht të dushkajave të përziera me lloje të makieve mesdhetare, pishje mesdhetare te kultivuar dhe biodiversitet të kufizuar.

Llojet e shpendëve pjesëmarrës janë të Rendit Passeriformes (Harabelorët), të përshtatshëm për jetesën në mjediset pyjore/shkurreta. Ndër llojet kryesor faunistik përmenden: Trishtili i madh (Parus major), Trishtili i kaltër (P. caeruleus), Gardalina (Carduelis carduelis), Grifsha (Garrulus glandarius), Qukapiku sirian (Dendropos syriacus), Fishkëllenjësi (Phylloscopus collybita) etj.

Në këto habitate gjendet: Lepuri i egër, Derri i egër, Baldosa, Dhelpra, Ujku, Kaprolli, Macja e egër etj. Zona ka qenë tipike në mbajtjen e Derrit të egër dhe shërbente për popullimin edhe të zonave të tjera përreth. Gjendja ka filluar të përmirësohet dhe të vizitohet nga llojet të ndryshme të kafshësh e shpendësh shtegtarë.

Mbështetur në përditësimet jo të thelluara të kryera, në kuadër të studimit të ZMM (Nëntor 2019), rezulton se në këtë zonë gjenden: 3 tipe, habitate natyror, sipas Listës së Habitateve të NATURA 2000, prej të cilave 2 tipe, habitatesh janë të listuara si prioritare; 2 lloje, floristik më të rëndësishëm dhe 1 lloj, i përfshirë në Konventën e Bernës; nga llojet faunistike: 1 lloj, Të rrezikuar, 9 lloje, Thuajse të rrezikuar, 7 lloje, Vulnerabile, 40 lloje, Jo të shqetësuar, 1 lloje, Nuk ka të dhëna dhe 10 lloje, Jo në listën e IUCN-s.

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM