Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”
Kategoria: II
Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 1631 date 17.12.2008
Sipërfaqja, vendndodhja:
Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut është 34,361.05 ha nga te cilat:
Në rrethin e Permetit 33,165.3 ha
Në rrethin e Kolonjës 1,195.8 ha
Eshtë i vendosur në jug – lindje të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Përmetit, në lindje të lumit Vjosa.
Kordinatat:
Në Veri: Kuota (1511 m), (44 75 590 44 47 340)
Në Lindje: Kuota (1350 m), (44 54 890 44 57 690)
Në Jug: Kuota (250 m), (44 52 200 44 51 150 )
Në Perëndim: Kuota (192 m), (44 61 150 44 43 910)
Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:
Parku përshkohet nga 2 rrugë kryesore që janë Piskovë – Frashër dhe Petran – Gostivishtë
Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:
Flora përfaqesohet nga: Bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashëri, dëllinja, marreja etj.
Fauna përfaqesohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri I egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj.
Monumente natyre:
Pylli i Rapushës
Bokërrimat e Dangellisë
Gështenja e Teqesë, Frashër
Bredhi i Kokojkës
Kanioni i Kamenckës
Kanioni i Borockës ( Guri i Bletës)
Ujrat termale të Benjës
Kanioni i Langaricës
Shpella e Pëllumbave
Bredhi i Petranit
Arra e Llukanit Frashër
Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:
Teqea Frashër
Teqea e Alipostivanit
Kisha e Ogrenit
Kisha e Bënjës
Kisha e Kosinës
Objekte në shërbim të komunitetit:
Ujrat termale të Bënjës.