Zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiqi (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura burimesh. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Berat.