Misioni

Misioni

AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura2000 sipas planeve të menaxhimit të hartuara. AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve. VIZIONI: Zonat e Mbrojtura në Shqipëri kthehen në territore për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, duke promovuar vlerat turistike/rekreative, kulturore, gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj., në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre. QELLIMI: Qellimi kryesor i punës së AKZM do të jetë kthimi në identitet i zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standarteve ndërkombëtare dhe eksperiencës së vendeve Europiane, duke ruajtur dhe përdoruar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to MENAXHIMI: Menaxhimi dhe Administrimi i zonave të mbrojtura do të jetë shtylla kryesore dhe më e rëndësishme e punes se AKZM. Ne synojme te krijojme nje rrejt efikas adminitratash lokale në të gjithë Shqipërinë të cilat funksion parësor do të kenë mirënaxhimin e resurseve aktuale dhe zhvillimin e metejshem te tyre NDERGJEGJESIMI: AKZM synon te zhvilloje nje komunikim të fuqishëm me popullatën, për ta bërë sa më shumë pjese e një koncepti të ri me moton “Të vizitojmë një park, jo të hamë një drekë në një zonë të bukur”

Objektivat

Objektivat kryesorë të programit janë: • Për dy vitet e ardhshme sistemi i zonave të mbrojtura të menaxhohet dhe administrohet nga stafi i AKZM dhe Administratës së ZM-ve (AdZM); • Te ngrihet një sistem menaxhimi financiar të zonave të mbrojtura, përfshirë edhe aprovimin e një fondi të veçantë për to, me kontributin e të ardhurave nga zonat, donatorët dhe buxhetit të institucionit; • Vlërësimi i sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vend, duke shtuar dhe rivlerësuar sipërfaqet egzistuese; • Ngritja e kapaciteteve të stafit për menaxhimin e zonave duke futur elementë të rinj që lidhen me komunikimin, edukimin dhe bashkepunimin me aktorët e tjerë në zonë. Objektivat e programit për periudhen 4 vjeçare (2015 – 2019) do të ketë tre shtylla kryesore ku do të mbështetet për tu zbatuar dhe monitoruar ecurinë e tij.

Menaxhimi/Administrimi i zonave të mbrojtura

Do të jetë shtylla kryesore dhe më e rëndësishme, për të qënë edhe treguesi i AKZM. Në këtë kontekst hapi i parë lidhet me stafin që do të punojë në këtë institucion, si në qëndër edhe në rrethe, por suksesi i punës do të lidhet me praninë e tyre në zonën e mbrojtur ku do të jenë edhe zyrat. Pa një administratë të përkushtuar, punonjës të trajnuar dhe të motivuar, me infrastrukturën e nevojshme, do të jetë e vështirë të matet puna e AKZM-se e Administratës dhe ndoshta në dhjetëvjeçarët e ardhshëm trashëgimia natyrore e Shqipërisë rrezikon të shkatërrohet. Kjo parashikon edhe hartimin e nje ligji te ri për ZM-të dhe plotësimi i paketës ligjore, që do të garantoje edhe fuqizimin dhe zbatimin e ligjishmërisë nga ana e stafit te “Rangers-ve” (rojet mjedisore).

Rishikimi i mekanizmit financiar

Që stafi të punojë siç duhet ka nevojë për tu mbështetur me burime të përshtatshme financiare dhe infrastrukturore e nevojshme. Kjo do të fillojë me inventarizimin e pasurisë infrastrukturore (ndërtesa, investime të kryera, mjete, paisje, etj.) për ti bërë ato me efektive, vlerësimi i mënyrave së vjeljes së të ardhurave nga aktivitetet të pranishem në këto zona dhe zbatimi i tyre në forma dhe mënyra të ndryshme, rritja e kontakteve dhe kërkesës për mbështetjes financiare nga projektet e donatorëve por duke rritur efikasitetin e projekteve, etj. Së fundmi do të tentohet të ngrihet një fond i veçantë për Zonat e Mbrojtura si një mundësi më e mirë për të rritur mbështetjen për mirëmenaxhimin e tyre. Strategji komunikimi dhe ndërgjegjësimi Si çdo sipërmarrje e re ka nevojë për një komunikim të fuqishëm me popullatën, për ta bërë sa më shumë pjese e një koncepti të ri me moton “Të vizitojmë një park, jo të hamë një drekë në një zonë të bukur”. Proçesi do të pasurohet me elementë edukativ duke rritur funksionin dhe ndikimin e zonave të mbrojtura; do të funksionojë një faqe e re interneti me elementë të rinj dhe do ketë prezencë në rrjetet socile. Do të shfrytëzohen festat dhe mundësitë lokale për të promovuar vlerën dhe pjesmarrjen e publikut, por edhe bashkepunimin me sistemin e shkollave nëpër rrethe. Dobësitë, mangësitë, mundësitë e reformimit, problematikat dhe zgjidhjet kanë kohë që janë diskutuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, me ekspertë vendas e të huaj nga disa organizata kryesore ndërkombëtare (WWF, IUCN, GIZ, KfW, etj), kryesisht kjo gjatë vitit 2014. Gjithë palët kanë rënë dakort se proçesi i ristrukturimit, përmirësimit, fuqizimit dhe realizimit të një administrate efikase të zonave të mbrojtura në Shqipëri kërkon përfshirjen në mënyrë vërtet aktive të palëve të shumta të interesuara, administratave, institucioneve, OJF-ve dhe të publikut. Kjo do të jetë filozofia e punës në të ardhmen.